AKTUALITET

Zjarret në Vlorë, kryebashkiaku i Selenicës flet për ‘News 24’: Sot ka qenë një nga ditët më të vështira, autorët të ndërgjegjësohen

19:15 - 05.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qyteti i Vlorës po përballet ditët e fundit me situatë të vështirë për shkak të zjarreve që tashmë kanë djegur mijëra hektarë pyje.




Në një intervistë për gazetarin Enrik Mehmetaj, kryetari i bashkisë së Selenicës Pëllumb Binaj u shpreh se këto kanë qenë ditë të vështira për të gjithë zonën duke bërë përgjegjës njerëzit e papërgjegjshëm për situatën nga zjarret.

“Sot për ne dhe bashkinë Selenicë ka qenë një nga ditët më të vështira të kësaj periudhe që unë jam drejtues pasi dora e një njeriu të papërgjegjshëm ka bërë që të përfshihen në flakë fshatrat Gjormë dhe Gumenicë. Dua të them që në fillim se dëme në njerëz dhe në banesa të banueshme nuk ka falë ndërhyrjes së bashkisë dhe ministria e Mbrojtjes duke përfshirë zjarrfikës dhe mjete nga ajri që kanë punuar ëdo ditë nonstop. Sot jemi të lumtur që nuk viktima”- u shpreh ai.

Në bilancin e dëmeve nga zjarret janë 600 rrënjë ullinj, 3 banesa dhe disa koshere bletësh në fshatin Gjormë. Ai u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që të ndërgjegjësohen për këdo që qëllimisht kanë ndezuar zjarre.

“Në Gjormë kemi 600 rrënjë ullinj, 3 banesa koshere blete që janë djegur nga flakët.Në moment sa fiken flakët riaktivizohen sërish nga erërat e forta Kanë qenë dy helikoperë ditën e sotme që kanë vepruar. Duhet një thirrje për ndërgjegjësimin e të gjithëve. Këta njerëz që vendosin zjarr nuk mendojnë për familjet e tyre? Në 2 raste në Sevaster dhe Lapardha falë banorëve janë shuar 2 vatra të rrezikshme zjarri”- u shpreh kryebashkiaku.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.