EKONOMI

E vërteta e Kakomesë/ Nga blerja e pronës tek projekti i ri turistik: Do të sjellë një zhvillim të jashtëzakonshëm

11:55 - 13.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një projekt i ri turistik do të realizohet së shpejti në Gjirin e Kakomesë.




Investitorët vendas me shoqërinë Riviera Kakome, biznesmenit Luan Leka, shoqërisë Agikons dhe Dritan Çelajt, plus mbështetjen e bankave pritet të nisin një investim rreth 70 milion euro i cili do të sjellë risi për turizmin shqiptar.

Ky projekt pritet të jetë më i madhi sot në rivierën shqiptare pasi parashikon ndërtimin e një restorti turistik hotelier e 5 yje, kapacitet prej 375 dhomash, dhe jo vetëm, operatorë të rëndësishëm ndërkombëtarë si Hilton, Accor, Barcelo dhe Radisson kanë paraqitur tashmë interesin e tyre dhe janë parakualifikuar për menaxhimin e resortit.

Po ashtu investitorët sqarojnë dhe disa të vërteta mbi këtë projekt i cili e ka zanafillën që në vitin 2004 dhe tashmë do të përfundojë me një produkt të jashtëzakonshëm për turizmin e Shqipërisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.