Kryesore

Përvjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës/ Samarxhi: Preludi më i madh i kombit tonë, krenohej se në venat e saj rridhte gjak shqiptar

19:35 - 06.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 5-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku, ”Mjeshtri i Madh” Ferdinand Samarxhi e ka konsideruar atë si preludin më të madh të kombit tone.




Ai ka zgjedhur të citojë fjalët e presidentit Ilir Meta i cili e konsideron këtë ditë si një ditë feste, për mbarë njerëzimin botëror dhe të katolikëve.

Sipas tij mesazhi i saj ishte kuptimplotë për kohën.

“Një gjetje e thënë për këtë jubile sepse Nënë Tereza lindi si një bijë e këtij kombi. Ajo lindi si një tashëgimi e madhe e këtij populli që mbarte vlera të mëdha.Misioni i saj fillon si një mision frymëzues për të shuar etjen për dashuri. Ashtu si Krishti dhe ajo ushqeu dashurinë me më të vuajturit.Misioni vizionar i saj është kuptimplotë për kohën. Mbarti me vete një dashuri që e përcolli në mënyrë frymëzuese”- tha ai.

Më tej Samarxhi kujton momentet e marrjes së çmimit ‘Nobel’ ku ajo nuk zgjodhi të lavdërohet, po duke përmendur disa raste dhimbjeje.

“Vetëm misioni i saj, dashuria e saj e pakufijshme, përulja e saj ndaj Jezusit ndoqi këtë rrugë. Ndryshe nga misionaret e tjera ajo nuk mori parasysh asgjë në jetë. Vizioni i saj ishte vizioni i dhimbjes, i dashurisë. Nënë Tereza dhe në marrjen e çmimit Nobel ajo nuk foli si një nobelist duke u mburrur, por tregoi disa raste dhimbjeje duke prekur sallën. Kërkoi të zbusë barbarinë e shpirtrave të njerëzve duke mbjellë dashuri kudo. Ajo është nëna e të gjithë botës duke kërkuar të kompozonte një sinfonia ku të mbizotëronte vetëm dashuria”- tha Samarxhi.

Ai e konsideron paradoskale faktin që në periudhën ku Nënë Tereza  u bë misionare katolike, Shqipëria ishte një vend ateist. Ajo madje nuk u lejua të vijë në varrimin e nënës dhe motrës së saj.

“Është paradoksale që në atë periudhe Shqipëria ishte një vend ateist, por ajo krenoheshe se në venat e saj rrjedh gjaku shqiptar. Ajo nuk arriti të vinte në Shqipëri, as edhe në varrimet e nënës dhe motrës së saj. Ramiz Alia kërkoi t’i bënte një pasaportë diplomatike për të ardhur të vizitonte Shqipërinë”- shtoi ai.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.