Kryesore

Diell dhe rritje e lehtë temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

08:16 - 08.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin, por herë pas here do ketë edhe kalime vranësirash pa shkaktuar reshje.




Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13°C në 23°C, në zonat e ulëta nga 20°C në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 30°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 10°C në 23°C dhe në zonat e ulëta nga 14°C në 25°C.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.