Kryesore

“Më kērcënojnë me mesazhe”, konflikti mes motrave për huanë e parave, motrat përballen live: Tentuan të më helmojnë

14:45 - 08.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas një përballje të forte mes motrash ditën e djeshme në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, Mimoza Limanaqi hodhi akuza të forta ndaj familjes së motrës, për të cilën kishte mbërritur edhe në studio. Ajo akuzoi drejtëpërsëdrejti kunatin pasi pretendon se ka marrë një shumë parash hua në emrin e bashkëshortit të saj.




Por nga ana tjetër një akuzë shumë e fortë ishte ajo se motra kishte tentuar ta helmonte. Por në një lidhje telefonike bashkëshorti i Mimozës pohoi se pas këtyre shqetësimeve familja nuk ka qenë e qetë.

“Unë përderisa nuk kam asgjë konkrete ligjore nuk mund të hedh akuza ndaj njerëzve të tjerë. Unë që nga viti 2012 jam rezident në Itali, nga kunati im me të cilin kam punuar gjatë nuk më ka telefonuar kurr të më thotë çfarë ka ndodhur. Unë kërkoj që nëpërmjet organeve kopetente të zgjidhet ky informacion i cili del kur unë guglloj aty del një numër dosje. Aty dalin edhe emra të tjerë por mua më intereson të di çfarë ka ndodhur apo çfarë kanë vepruar në emrin tim.

Unë u largova nga reparti në Tiranë me kërkesën dhe dëshirën time. Pastaj gjërat ndryshuan dhe shërbimi u kthye 24 orë. Ne biseduam gojarisht me kunatin i cili më tha që mund të më ndihmonte të punoja në një qytet tjetër por unë pas 2 muajsh u largova në Itali. Puna në Itali nuk ma gjeti kunati, por kur shkova dhe punova disa kohë aty në Milano, u trasferova disa muaj më vonë nga Milano në një qytet tjetër këtu më ndihmoi kunati. Unë shërbeva dy muaj te një qëndër ushtarake në Tiranë, pas Tiranës ika në Itali dhe nuk e kuptoj fare pse figuron emri im në gjykatën e Pogradecit. Unë nuk di gjë çfarë ka ndodhur jam i pastër nuk i kam marrë shtetit asgjë.” u shpreh ai.

Motra tjetër e tyra, ka rrëfyer në emision se si nisi konflikti mes motrave.

“Moza me motrēn që nuk flet ka pasur marrëdhënie shumë të mira, ky konflikt ka ndodhur në një dasmë të një motre tjetër ku aty kunati im tha që burri i Mimozës nuk duhet të vij në Shqipëri sepse do ta fusin brenda në burg. Këtu ka nisur gjithçka, pasi Moza filloi të shqetēsohej shumë dhe me shumë të drejtë, por ajo motër nuk flet edhe me mua ka 4 vite, unë dhe Moza jemi binjake. Ajo motër nuk flet as me mua as me fëmijët e mi. Kam kërkuar sqarime dhe ma kanë mbyll telefonin. Unë bëra një udhëtim dhe desha të takoja vajzat e saj , mbesat e mia. Moza ka një farë të drejte, ajo duhet të marri vesh të vërtetën, pasi bashkëshorti nuk ka shkelur ka 7 vite për këto probleme.” u shpreh ajo.

“Unē e kam ndihmuar atë me shtëpi por jo me para, i gjeta punën dhe të gjitha, goca e tezes time më akuzon mua për helmim, si ka mundësi që të besoni një akuzë të tille që personi në fjalë ju ka pohuar se ka shkuar në farmaci dhe ka vërtetur se është helmuar nga unë. Ajo gënjen dhe një akuzë të till nuk mund ta pranoj.Mimoza nuk ka qenë asnjëherë e sëmurë, ajo ikte në mëngjes dhe kthehej në darkë.” tha një e afërme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.