Kryesore

Nga sot hapet portali i maturës shtetërore online/ Kushi: Mundësi e re për të plotësuar formularin A1/A1Z. Aplikimet deri më 13 shtator 2021

09:35 - 08.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga dita e sotme deri më 13 shtator 2021 hapet Portali i Maturës Shtetërore online për aplikime, për të gjithë kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1Z në Portalin e Maturës Shtetërore 2021.




Lajmin për hapjen e portalit e jep Ministrja Kushi në një publikim në rrjetin e saj social.
“Pas kërkesave të shumta të të rinjve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer këtë aplikim në datat 8-13 shtator 2021″, shkruan Znj. Kushi.

Plotësimi online i Formularit A1Z do të kryhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.

Ky aplikim është vetëm për kandidatët që kanë përfunduar të gjitha detyrimet e maturës shtetërore dhe plotësojnë formularin vetëm për aplikim në institucionet e arsimit te lartë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.