Kryesore

U divorcua për dashurinë e re/ E reja rrëfen dhunën sistematike nga partneri 21 vite më i madh: Më përndjek ngado

13:37 - 09.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lindi si një histori dashurie e beftë. Të dy ishin të martuar dhe kishin fëmijë me partnerët përkatës, por iu dhanë një ndjenje. Jetuan për vite të ndarë.




Flisnin fshehur në telefon duke thurur ëndrra për të nesërmen bashkë, por kur kjo ndodhi asgjë nuk ishte siç e prisnin. Në studion e emisionit ‘Me zemër të hapur’ një 35-vjeçare rrëfeu historinë e jetës së saj, se si ra nga ‘shiu në breshër’ dhe zhgënjimet që mori nga partneri i saj 21 vite më i madh.

Ajo tregoi se si për dashurinë tradhtoi burrin dhe prishi martesën, por dashuria nuk iu shpërblye. Partneri I saj I sëmurë nga xhelozia e dhunon dhe e përndjek. Ky konflikt ka mbërritur edhe në dyert e policisë e cila ka arrestuar 56-vjeçarin.

RRËFIMI
“U martova me shkuesi. Më martuan prindërit. Shkes ka qenë një kushëri i babait. Më thanë se ishte djalë i mirë. Nuk isha gati të martohesha, por nuk doja t’u ktheja fjalën prindërve. E fejuar ndenja pak dhe më pas shkova në Greqi dhe jetova me burrin aty. Pas 3 vitesh martesë u bëra nënë. Burri punonte, por pinte shumë alkool dhe nuk sillte para në shtëpi. Kur ishte i dehur më dhunonte. Pavarësisht kësaj nuk guxova të divorcohesha. ikja nga shtëpia dhe kthehesha përsëri.”, tha gruaja.

Evis Ahmeti: E ke denoncuar ne polici?

Gruaja: Po kur ishim në Greqi policia e ka marrë 2-3 ditë.

Evis Ahmeti: Si erdhi momenti i divorcit?
Vendosëm bashkë të ndaheshim. Unë ika. Kur isha e martuar 3 vite para divorcit nisa një marrëdhënie jashtëmartesore. Ai më kërkoi ta lë burrin dhe unë e lashë. Nëse nuk do ma kishte kërkuar ai nuk do isha ndarë. Të dashurin e njoha në Shqipëri ku vija rrija çdo 3 muaj. Në fillim marrëdhënia ishte e mirë. Ai me familjen e tij nuk shkonte mirë dhe vinte rrinte me mua. Kam takuar dhe djemtë e tij. Më premtoi se do martohej me mua. Por 2 vitet e fundit ai ndryshoi. U bë shumë xheloz ndaj meje. Më kishte marrë në telefon dhe unë nuk ja hapa dhe erdhi në shtëpi më rrahu më la pa ndjenja dhe më pas rrahu edhe fëmijët.

Evis Ahmeti: Pse i dhunoi fëmijët?
Gruaja: Sepse donin të më mbronin. Policia e mbajti vetëm një ditë e la të lirë.

Evis Ahmeti: Po tani pse të përndiqte?
Gruaja: Nuk do që unë të punoj. Është shumë xheloz. Më doli në rrugë më tha ‘ktheu në shtëpi’. Njoftova pronaren, ajo nuk më dha leje. Ai më ndoqi deri në shtëpi më thoshte ‘do të bëj gropën’. ai tentonte të hynte në shtëpi. Njoftova policinë që e arrestoi.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.