Kryesore

Situata me pandeminë në spitalet Covid, gazetari: Po marrin trajtim 150 pacientë, mes të shtruarëve gra shtatzëna e mosha të reja

14:20 - 10.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një raportim nga spitali Infektiv, gazetari Erjon Skëndaj tha se deri më tani kanë mbërrritur për trajtim spitalor rreth 13 urgjenca me komplikacione të rënda në mushkëri. Skëndaj tha se në spitalin Infektiv aktualisht janë të shtruar 110 pacientë ndërsa në spitalin Covid3, po marrin trajtim 40 të infektuar me Covid-19.




Ndër të tjera Skëndaj tha se ndër të shtruarit e prekur nga covid, janë edhe 6 gra shtatzëna të cilat kanë paraqitur komplikacione të pulmonit, por nuk mungojnë as të shtruarit në mosha të reja, kryesisht 21-26 vjec.

Në raportimin e tij të drejpërdrejtë në Neës24, Skëndaj apeloi autoritetet shëndetësore për më shumë transparencë në personat e shtruar në spital për shkak të komplikacioneve nga Covid-19, kryesisht nëse janë të vaksinuar apo të riinfektuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.