Kryesore

Lajm i trishtë, ndahet nga jeta në moshë të re mjeku i Kombëtares shqiptare, Duka me mesazh të ndjerë

11:28 - 13.09.21 Gazeta Shqiptare

Ylli Mihali, mjeku pranë Kombëtares shqiptare prej 27 vitesh, nu kia del dot në betejën ndaj Covid-19. Ai është ndarë nga jeta në moshë të re, duke trishtuar futbollin shqiptar dhe jo vetëm. Armand Duka shprehu ngushëllimet e tij…



Të dashur miq! Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19.

Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij.

Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë.

Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.

Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.