Kryesore

Gjirokastra përkujton “Ditën e Dëshmorëve Nacionalistë”, Muharrem Xhaferi: E vërteta e ngjarjes së 14 shtatorit 1943 ende qëndron e pazbardhur nga historia

16:35 - 14.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Gjirokastër është përkujtuar sot “Dita e Dëshmorëve Nacionalistë”.




Në ceremoninë e organizuar në kujtim të betejës së 14 shtatorit 1943, pranë varrezës së të rënëve në Gërhot në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, ku prehen eshtrat e 36 luftëtarëve nacionalistë, morën pjesë familjarë dhe  përfaqësues të shoqatave nacionaliste, por ndryshe nga vitet e kaluara u vu re mungesa e krerëve të politikës së djathtë.

Edhe në këtë 78 – vjetor nacionalistët gjirokastritë e kanë zhvilluar të ndarë ceremoninë përkujtimore, ndonëse drejtues të tyre bën thirrje për bashkim të shqiptarëve pa ngjyrime partiake, në të mirë të atdheut.

Gjatë fjalës së tij ish-Sekretari Organizativ dhe ish-Anëtari i Kryesisë së partisë së Ballit Kombëtar, Muharrem Xhaferi u shpreh se e vërteta e ngjarjes së 14 shtatotit 1943 ende qëndron e pazbardhur nga historia.

“E vërteta e ngjarjes së 14 shtatorit 1943 ende qëndron e pazbardhur nga historia. Studiuesit e historisë mendojnë se çeta e Hysni Lepenicë ishte tradhëtuar nga bashkëpunëtorë shqiptarë të pushtuesve”- tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.