Kryesore

Bamir Topi parashikon përballjen për PD: Do të fitojë linja zyrtare e Bashës, probaliteti më i lartë që Berisha të tërhiqet

20:59 - 14.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi i ftuar në emisionin “Frontline” të Marsela Karapanços në News24 ka bërë një parashkim për betejën Basha-Berisha për PD.Topi thotë se më shumë shanse ka që të fitojë linja zyrtare e Partisë me kryetarin Lulzim BAsha. Ndërsa për Berishë ai thotë se probabiliteti është më i lartë që të tërhiqet.




Për Topin, lëvizja e Berishës është taktike dhe vetëm për të fituar kohë teksa rrugës do të kuptojë që nuk do e çojë askund.

BAMIR TOPI: Alternativat janë këto më të mundshmet. Duke filluar nga më prioritari dhe tek më pak e mundshmja. Do të kërkohet kohë për të parë si do të shkojë beteja, me shumë gjasa do të ketë rikonfirmim të linjës zyrtare të PD. Kjo do ti orientojë deputetët të konformohen me linjën.

Më pak e mundshmja është të ketë orientim të deputetëve  te Berisha. Berisha tashmë ka dalë nga loja.

Linja e tretë është që grupi i vogël të besë si atavizëm i grupit parlamentar. Në parashikimin tim, pavarësisht debateve e përplasjeve në fund fare është linja zyrtare që prevalon.

Me kalimin e kohës do të ketë rikonfirmim të linjës zyrtare të PD.

PYETJA: A do të ketë prapakthehu të Berishës? Do të ketë tërheqje?

BAMIR TOPI: Probabiliteti është më i lartë për një tërheqje. Mua më duket se lëvizja e tij në këto momente është për të fituar kohë, lëvizje taktike. Nëse do të shohë gjatë rrugës që nuk e çon në asnjë vend. Në metodologjinë e tij mund të bëjë piruetë, tërheqje, por do ia lërë kohës dhe harresës. Besoj do jetë kjo e dyta.

PYETJA: Nëse nuk do të ketë tërheqje a do të ketë kosto?

BAMIR TOPI: Me kalimin e kohës , kostoja më e madhe shkon tek njerëzit e thjeshtë të PD. Ata që e përjetojnë si diçka emocionale dhe jo racionale. Kush është në struktura sheh moshën, përkrahjen, vitalitetin. Berisha është në një process braktisje. Për të kërkuar indikatorë. Parashikimi është që të konfirmohen me liderin zyrtar.

Emocionet e momenteve të para janë si tifozeritë. Kur pëson gol është moment i rëndë, më pas qetësohen. Reagimet ishin të momenteve të para. Jam më i painteresuari ta shoh këtë ndeshje. Ku është e djathta shqiptare sot? Në drejtim i paditur. Kauza është e humbur. Të dy janë në një kauzë të humbur. Çfarë është e rëndësishme për shqiptarët> Ylli polar për Shqipërinë janë SHBA. Ata e kanë dhënë verdiktin e tyre. Orientimi duhet të jetë i qartë, jo vetëm për Bashën, por për Shqipërinë. Nëse do të kisha qenë pas dy humbjeve direkt do të kërkoja dorëheqjen time. Edhe Berisha duhet të ishte larguar. Çfarë mendon ai që do të kthehet për herë të tretë? Prisja që në prill të mos ishte. Por ishte prej fatit të tij të zi. Imazhin e vet e kuron vet, mos prit të ta kurojnë tjetër.

PYETJA: A mund të themi që Basha po ecën vet?

BAMIR TOPI: Kjo më kujton filmin e të ndjerit Kiço Blushi. Duhet të shkojë njëherë në fshat. Për metaforë, duhet të shkojë në fshat. Beni që jetonte në qytet pa jetën e fshatit. Kur u kthye po ecte në këmbët e veta. Basha nuk e njeh terrenin shqiptar. Duhet të rregullojë marrëdhëniet e kredibilitetit. Ngrihen mbi karakter, që ndoshta ai nuk e ka. Por kur je në pozicion të tillë, duhet ta mendosh mirë që nuk je vetëm. Je me njerëz të tjerë, që mund të kenë halle nga më të ndryshmet dhe je para një qeverie që nuk njeh pengesë. Njerëzit më të kualifikuar të administratës së djeshme e ke në rrugë. Administrata ndërkohë varfërohet. Ku janë këto standarde? Në metaforën që ju e morët, Basha duhet të njohë terrenin, të shohë si jetojnë realisht shqiptarët. Të japë shenjat e qarta që nuk mendon për bizneset e veta. Kjo është e dukshme, nuk e them unë. Unë ndoshta jam interpret i gjërave që janë thënë nëpër studio. Në një vend të vogël si Shqipëria politika është sa e thjeshtë dhe e ndërlikuar. Bëhet e thjeshtë në terren, e vështirë kur je në zyrë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.