Kryesore

Përjashtimi i Berishës/ Ish-Presidenti Topi: Basha ka të drejta absolute për marrjen e atij vendimi, SHBA kërkon të shikojë kredibilitetin e liderit të opozitës

20:10 - 14.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi e ka konsideruar vendimin e liderit Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar plotësisht në të drejtën e tij si lider i një partie.




I ftuar në emisionin “Frontline” me Marsela Karapançon ai tha se Basha ka të drejta absolute në marrjen e atij vendimi për aq kohë sa është votuar nga anëtarsia. Më tej ai tha se kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe se lideri opozitar duhet të ketë kurajon të përballet me argumentin.

“Nuk mund ta marr me mend sot se çfarë mendon Basha. Basha duhet të dali, të vijë edhe në studio sepse është një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për PD. Për gjera kur këta duhet të preken, këta fshihen. Është e padrejtë që të pyetem se cila është gjendja emocionale e Bashës. E gjithë media është duke u sjellë rreth një vorbulle që sillet rreth një individi. Sipas meje dielli nuk rrotullohet rreth Bashës dehe Berishës. Ata vetë duhet të kenë kurajon të përballen me argumentin. Për pak Partisë Demokratike desh i iku aleati më i madh. Është një moment reflektimi. Është përgjegjësi e PD dhe liderit të saj që të marrë edhe vendime. Në momentin që kryetari i një parti votohet nga anëtarsia, besoj se ka të drejta absolute në marrjen e një vendimi. Se si do të përballet më vonë është çështje e tij. Vendiimii i marrë ka qenë në të drejtën e tij”- tha ai.

Më tej ai tha se Basha me këtë vendim ka një benefit të fortë që është nota kaluese nga SHBA. Sipas tij Basha ka qenë në provë nga SHBA e cila kërkon të provojë kredibilitetin e opozitës.

“Sipas meje Basha ka një benefit të fortë sot. Ka marrë nota kaluese sepse akoma ka shumë beteja. Një vend partner si SHBA duan të shohin kredibilitetin e liderit të opozitës. Kjo është loja e demokracisë. Basha ka qenë në provë. Prova më e madhe që shikohet besoj është mënyra e interpretimit të demokracisë që fillon me demokracinë e brendshme ku Basha ka defekt të madh. Gjatë rrugës ka çeduar. Ishin në parlament, ikën. Nuk u futën në zgjedhje. PD ka arritur një fitore minimaliste. Rrugëtimi është i fortë, i vështirë dhe betejën e madhe e ka me mazhorancën që i ka të gjitha pushtetet”- tha Topi.

Ish-presidenti u shpreh po ashtu se nga kjo situatë Rama përfiton një qeverisje komode dhe të qetë por që nuk zgjat shumë.

“Padyshim. Përfiton një qeverisje komode, të qetë. Por është momentale. Gjerat nuk qëdrojnë në një vend.  Gjërat do të ndryshojnë. Do të shkojmë drejt standarteve perëndimore”- u shpreh ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.