Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, autobusi me pasagjerë del nga rruga pasi u godit nga kamioni

11:00 - 15.09.21 Gazeta Shqiptare

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë ishull Shëngjinit.



Një autobus me pasagjerë është aksidentuar me një kamion dhe ka dalë nga rruga.

Korespondenti i Panorama bën me dije se nga informacionet e para mësohet se është lënduar një fëmijë që është dërguar për mjekim në spital.

Mësohet se ka qenë kamioni që ka goditur nga pas autobusin.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 10: 20 , në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ishull Shëngjin ” janë përplasur mjeti tip kamion me mjetin tip autobus, ka marrë demtime të lehta një i mitur dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, pa probleme.

Drejtuesit e 2 mjeteve po shoqerohen në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.