AKTUALITET

Kërkoi ndryshim të masës ‘Pezullim nga detyra’, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e mjekut Edvin Prifti

10:16 - 15.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Posaçme rrëzon për të disatën herë kërkesën e mjekut të njohur Edvin Prifti për ndryshim të masë së sigurisë “Pezullim nga detyra”. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për ‘BalkanWeb’.




Ish-shefi i repartit të Kardiokirurgjisë, po hetohet nga SPAK nën dyshimet se ka abuzuar me tenderat në qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, çka ka gjasa të zgjerojë rrethin e bluzave të bardha apo zyrtarëve të tjerë të përfshirë ne veprimtari kriminale.

Kardiokirurgu është nën hetim prej muajsh, për korrupsion e pastrim parash, pasi ra në rrjetën e përgjimeve teksa prokuroria hetonte rastet e korrupsionit në gjykatën e Krujës, ku sekretarja e këtij institucioni fliste për ryshfet për operacionin e nënës.

Mjeku u pezullua fillimisht nga ushtrimi i profesionit, por gjatë kontrollit në shtëpi e zyrë iu gjetën gjysmë milioni euro, prej nga u ngritën dyshime edhe për vepra të tjera penale. Në vazhdim, prokurorët specialë këqyrën telefonin e Priftit, kompjuterin e punës dhe një lap top, ku zbuluan të dhëna të reja që i orientuan prokurorët specialë të hedhin sytë nga tenderat. Lidhu me këtë fakt, Prokuroria ka zgjatur me 6 muaj hetimet për kardiokirurgun.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.