Kryesore

Largimi i Berishës nga grupi parlamentar, flet nënkryetarja e PD: Vendim i vështirë i Bashës për të mos krijuar probleme

15:45 - 15.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, komentoi përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD. Ajo tha se marrja e këtij vendimi s’ishte i lehtë dhe shtoi se ishin të detyruar për vijimësinë e PD dhe marrëdhënieve të saj me SHBA-të.




Përjashtimi i Berishës, ishte i duhuri?
Jorida Tabaku: Nuk ishte e lehtë për të marrë këtë vendim, sepse bëhet fjalë për Sali Berishën, për personin që ka pasur arritjet më të mëdha që i njohin të gjithë ata që i kanë prekur. Përveç infrastrukturës duhet të prek NATO-n. Për shumë të rinj si mua nuk i heq asgjë respektit që kemi për të besoj dhe shumë shqiptar.

A mund të vepronte ndryshe zoti Basha, a do të ishte dorëheqja e tij një zgjidhje?
Jorida Tabaku: E thashë që nuk kishte mënyrë të lehtë për të marrë një vendim të vështirë, që ishte i imponuar, një fakt i kryer. Ka qenë vendim që erdhi nga një aleat, nga partner. Ky vendim ishte fakt i kryer, ishte i detyruar, i imponuar, ishte për të ardhmen e PD dhe për të mos cënuar marrëdhënien e PD me aleatin tonë.

Në takimin me Reeker është kërkuar qartë që duhej përjashtuar Berisha?
Jorida Tabaku: Ambasada amerikane ka nxjerrë një njoftim për atë takim. Komenti im i vetëm është që ky vendim i padrejtë për zotin Berisha nga SHBA-të do të ketë mbështetje e PD për ta ndjekur në rrugë ligjore dhe për të mos cënuar atë. Ai e konsideron nul atë, sepse u thye statuti, nuk u respektuan strukturat. E nisur nga kjo ai thotë se s’jam i përjashtuar, por thotë që jam aty dhe do të bëj më të mundurën për të rikthyer demokracinë në parti.

A duhet të ishte hedhur në votë ky vendim?
Jorida Tabaku: Zoti Basha ndërmori një vendim të tillë për të mos krijuar probleme me militantët. Zoti Berisha gjithmonë ka pasur në çdo vendim dhe veprim të tillë çështjen e shqiptarëve, kombit shqiptar dhe si të përmirësohet puna brenda PD, gjithçka që ai do të bëj është në ketë kuadër. Me zotin Berisha neve na bashkon lufta kundër Edi Ramës, asgjë tjetër. Mendoj se strukturat e PD do kenë kohë të flasin. Kushdo nga ne që është në PD, ka në interes vetëm forcimin e partisë. Besoj se do kemi kohë të gjithë të shikojmë me fokusin tek e ardhmja dhe te forcimi i PD.

Do ta keni më të lehtë apo më të vështirë tani që nuk është Berisha?
Jorida Tabaku: Nuk flas keq për ndonjë personazh dhe aq më tepër për Berishën. Mendoj se PD ka vend për të gjithë, do të dalë më e fortë pas këtij diskutimi dhe do të shohë nga e ardhmja.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.