Kryesore

Meta dekretoi qeverinë “Rama 3”, nga shpalosja e programit qeverisjes te votimi i kabinetit të ri, ja çfarë pritet të ndodhë në seancën e radhës

11:20 - 15.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas përgjigjeve të SPAK dhe Prokurorisë së Posaçme, Presidenti Ilir Meta, dekretoi qeverinë “Rama 3”.




Tashmë, pritet që në seancën e radhës plenare në Parlamentin shqiptar, kryeministri Edi Rama, të shpalosë programin qeverisës, si dhe më pas do të bëhet dhe votimi për qeverinë. Gazetari Ergys Gjençaj, raporton për “BalkanWeb”, se pasi të kalohen këto 2 procedura, më pas, qeveria e sapoemëruar duhet të betohen para Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Kujtojmë që Partia Socialiste ka 74 mandate të fituara nga zgjedhjet e 25 prillit, 59 ka fituar Partia Demokratike, 4 Lëvizja Socialiste për Integrim dhe 3 të tjera Partia Social Demokrate.

Po ashtu, vlen të përmendet se në seancën e parë plenare të zhvilluar të premten, u zgjodh me 79 vota pro, e 4 kundërt kryetarja e re e Kuvendit, ky post, iu besua ish-ministres së Arsimit, Lindita Nikollës.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.