Kryesore

Nesër votimi i qeverisë së re në Kuvend, Konferenca e Kryetarëve vendos debat pa limit

16:05 - 15.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Konferenca e Kryetarëve përcaktoi kohën e debatit gjatë seancës plenare të datës 16 shtator, për miratimin e Programit Politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave.Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.




Në fillim të mbledhjes, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u uroi anëtarëve të Konferencës suksese në detyrën e tyre gjatë Legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë.

Konferenca përcaktoi kohën e debatit gjatë seancës plenare të datës 16 shtator, për shqyrtimin e projektvendimit “Për miratimin e Programit Politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave.”

Konferenca vendosi që koha e debatit të jetë pa limit. Çdo deputet ka të drejtën e diskutimit 10 minuta.

Mbështetur në vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, seanca plenare do të zhvillohet duke respektuar rregullat e mbrojtjes nga pandemia COVID-19.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.