AKTUALITET

Tekstet shkollore falas nga klasa e parë në të nëntën, Rama: Përfitojnë 280 mijë nxënës

08:30 - 15.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri një i Qeverisë, Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale, se tekstet shkollore nga klasa e parë deri në të nëntën do të jenë falas.




Nga kjo sipas tij, përfitojnë 280 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë, që do të mësojnë nga botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

MIRËMËNGJES
dhe me shpërndarjen e teksteve shkollore falas, që vijon për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12, çka bën që qeveria shqiptare të mbështesë këtë vit shkollor me libra falas 280 mijë nxënës përfitues, të cilët do të mësojnë me botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, ju uroj një ditë të mbarë

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.