AKTUALITET

“Tepër me rëndësi”! Nis mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, zbulohen temat kryesore të diskutimit në selinë blu

19:37 - 15.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka mbledhur mbrëmjen e sotme Grupin Parlamentar. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Osman Stafa, i cili raporton nga selia blu se tema diskutimi do të jenë disa çështje si pandemia e Covid-19, tërmeti dhe kriminaliteti në vend, çështje këto, ku siç thekson gazetari, PD pretendon se socialistët kanë dështuar.




Gjithashtu, siç mëson gazetari Stafa, në fokus të mbledhjes së Grupit Demokrat do të jetë seanca e nesërme plenare, e cila pritet të miratojë qeverinë e re dhe programin qeverisës “Rama3”.

“Sot, në orën 19:00 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi lidhur me seancën nesër, seancë me tepër rëndësi”, thuhet në njoftimin nga selia blu.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.