Kronikë

Veçohet çështja për vëllezërit Duka dhe të akuzuarit e tjerë/ Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos pezullohet për një vit, vijon vetëm për Ilir Selmanin

13:38 - 15.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Posaçme ka pezulluar me një vit gjyqin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se seancat gjyqësore do të vijojnë për të arrestuarin Ilir Selmani, i cili dyshohet se fshehu gjurmët e krimit.




Ky i fundit u vra mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e Kinostudios, sapo doli me makinën e tij tip “BMW X5”. Persona të maskuar e ndoqën dhe sapo ai doli nga lavazhi e qëlluan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.

Në kërkim për vrasjen janë Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Oltian Loga, Aleksandër Manxhaku dhe Dritan Agaj.

Mësohet se çështja për vëllezërit Duka, Logun, Maxhakun dhe Agajn është veçuar në dosjen 352/1 dhe praktika e gjykatës europiane parashikon njoftim efektiv, pra marrjen e drejtpërdrejt të dijenisë.

SPAK mbylli dy muaj më parë hetimet dhe çoi në gjyq dosjen për vrasjen e ish-policit. Të akuzuar si autorë të kësaj vrasje janë:

Leonard Duka, banues Tiranë, në mungesë;

Erlis Duka, banues Tiranë, në mungesë;
Ilir Selmani, banues Tiranë, aktualisht në paraburgim;
Oltian Loga, banues Tiranë, në mungesë;
Aleksandër Maxhaku, banues Tiranë, në mungesë;
Fatmir Hyseni (Musai), banues Vlorë, në mungesë;
Dritan Agaj, banues Tiranë, në mungesë;
Xhoni Nica, banues Tiranë, me masë sigurimi personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale;
Elvis Gaçaj, banues Tiranë, në gjendje të lirë.

Ata akuzohen dhe për krime të kryera nga “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe përmes pjesëmarrjes në të, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.