AKTUALITET

Vidhet gjatë natës fabrika e përpunimit të bulmetit në Gjirokastër, çfarë thotë policia

11:52 - 15.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një firmë e përpunimit të bulmetit në Gjirokastër është vjedhur gjatë natës. Ka qenë administratori i firmës ai që ka konstatuar vjedhjen rreth orës 07:00. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi në fshatin Bodrisht. Të njëjtat burime bënë me dije se administratori ka konstatuar se gjatë natës janë marrë nga zyra e financës një shumë parash.




Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vjedhja është kryer pa thyerje të jashtme.

Po punohet intensivisht për të zbuluar mekanizmin e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.