AKTUALITET

Vrau dy motrat në ‘Astir’, Prokuroria mbyll hetimet për Përparimin Ademin

12:01 - 15.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbyllen hetimet për Përparim Ademin, i akuzuar për vrasjen e motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në dhjetor të 2020.




Gazetarja Klodiana Lala tha se Prokuroria e Tiranës ka përfunduar edhe akt ekspertimin mbi gjendjen e tij mendore dhe ka rezultuar pa probleme.

Pritet që dosja në ngarkim të tij, të dorëzohet në gjykatën e Tiranës me akuzën e vrasjes ndaj dy ose më shumë personave për shkak të marrëdhënieve familjare. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, në zonën e Astirit në banesën e motrave Metani e Bardhi.

Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjeçari nuk pranonte ndarjen nga dy motrat me të cilat kishte një lidhje jashtë martesore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.