Kryesore

Zbardhet programi i qeverisë “Rama3”/ Ja 5 shtyllat ku do fokusohet mandati 4-vjeçar

14:13 - 15.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Burimet kanë siguruar programin e qeverisë ‘Rama 3’, të cilin do ta prezantojë nesër në Kuvend, kryeministri Edi Rama. Gazetari Ergys Gjençaj ka siguruar programin me 42 faqe, ku përcaktohen edhe 5 shtylla kryesore mbi të cilat do të fokusohet qeverisja përgjatë mandatit të saj 4-vjeçar.




Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia dhe mirëqenia për të gjithë, për një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë, janë dy nga pikat kryesore të këtij programi qeverisës.

Ndërkohë që me rëndësi ngelet edhe pika që lidhet me modernizimin për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve, familja si dhe fokusi te një Shqipëri e fortë dhe me do të ketë vëmendje për çdo shqiptar dhe me dinjitet.

” Qeverisja nuk është zanat por mandat i deleguar nga populli për ta ngjitur vendin më lart në shkallën e zhvillimit. Mandat i tretë i kësaj mazhorance është historik dhe vendimtar për Shqipërinë e dekadës që sapo ka filluar dhe sidomos për hapat që do të shoqërojnë të ardhmen e fëmijëve tanë. Kjo është arsyeja pse programi qeverisës është konceptuar si një plan i kujdesshëm dhe i detajuar reformash dhe aksionesh, që synon të materializojë në çdo qelizë të qeverisjes vizionin “Shqipëria 2030”, një projekt madhor që mishëron ambicien tonë për ta çuar Shqipërinë në nivelin tjetër të zhvillimit.

Pas dy mandateve sfiduese për qeverisjen socialiste, pas mandatit të parë gjatë të cilit u jetësuan reformat më të vështira por të domosdoshme për vendin dhe pas mandatit të dytë ku përballuam me sukses dy fatkeqësi të njëpasnjëshme, si tërmeti dhe pandemia, sot kemi themele të forta mbi të cilat do të ndërtojmë Shqipërinë 2030, një shtet europian që vendos një tjetër standard të qeverisjes në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

Mandati i tretë organikisht nis me objektiva të qarta për mënyrën si do të ndërtojmë, hap pas hapi, të ardhmen tonë europiane, duke u mbështetur së pari në 5 shtylla kryesore:

1- Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia;

2- Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që  krijon shanse për të gjithë.

3- Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve;

4- Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen;

5- Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.