Kosova

COVID-19 në Kosovë/ Regjistrohen 14 viktima dhe 368 infektime në 24 orët e fundit

15:11 - 16.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka përditësuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 368 persona të infektuar, ndërsa nga krahu tjetër, numri i viktimave është 14.




“Nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MSHK.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.
Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064.
Në total numri i rasteve aktive është 13.473.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.