AKTUALITET

Ermand Mertenika: Njihuni me Skanuesin e Venave, pajisja mjekësore e çmuar e cila u vjen në ndihmë stafit mjekësor.

18:00 - 16.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skanuesi i venave është një pajisje mjekësore e cila me anë të drites (diodes) Infra-red bën të mundur gjetjen në mënyre precise dhe të saktë të venës me të mirë dhe më të përshtatshme për të realizuar një injeksion, infusion, vendojsen e kateterëve intra-venozë, vigonëve e te tjera procedura.
Skanuesi i venave përdor burimin e dritës Infra të kuqe për të krijuar hartën e kapilarëve venozë.
(Venat janë kapilarë gjaku në të cilën qarkullon gjak i pasur me dioksid karboni (CO2) i cili transferohet me anë të zemrës në pulmone (Mushkeritë tona) për tu pasuruar me Oksigjen (O2) dhe më pas për tu shpërndare në të gjithë trupin tonë.
Harta venoze shfaqet në ekranin e skanuesit të venave ose në zonen (siperfaqen e lekurës) ku aplikohet rrezatimi Infra-I kuq.
Skanuesi i venave aplikohet më tepër tek pacientët në të cilën mjeku ose infermieri e ka shumë të veshtirë të gjejë venën për të vendosur vigonin apo gjilpërën në mënyre të saktë pa dëmtuar venën, sidomosh flasim për paciente obezë (sasia e lartë e yndyrnave në trup).
Aktualisht në vëndet e zhvilluara, teknologjia e skanimit të venave është shumë i përdorshëm për arsye sepse janë sisteme spitalore mjaft cilësore dhe kualiteti I shërbimit mjekësor është shumë I larte dhe gjithashtu për shkak të numrit të lartë të popullsisë.
Aktualisht kjo pajisje mundon në Shqipëri por shpresojmë që një ditë do fillojë të aplikohet në sistemin tone spitalor.
Skanuesi I venave përdoret në qendrat spitalore, poliklinikat mjekësore për të ofruar nje kualitet të lartë dhe mjaft cilësor në diagnostikimin e pacienteve.




Ermand Mertenika (Inxhinier Bio-Medikal)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.