AKTUALITET

“Fjalët nuk kanë asnjë vlerë pas 8 viteve me Ramën kryeministër”, Paloka thirrje shqiptarëve: Luftoni për lirinë tuaj dhe të fëmijëve, jo për karrigen tonë

21:16 - 16.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD Edi Paloka e ka konsideruar një paçavure programin e ri ekonomik të paraqitur nga kryeministri Rama. Në fjalimin e tij në Kuvend, Paloka tha se Rama është kryeministri më i urryer ndërshqiptar.




Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen të luftojnë përndryshe do u nënshtrohen një bande me kriminelë.

“Nuk kam ndërmend të debatoj për këtë paçavuren që u paraqitet shqiptarëve për herë të tretë shqiptarëve. Jam këtu për të thënë se nuk kemi çfarë të themi, Çfarë vlere kanë fjalët me këtë kryeministër. A ka shqiptarë që nuk e di që janë të korruptuar, të lidhur me krimin. Rama e ka për mburrje t’i thonë antishqiptarë. Thjesht do gajaset siç ka bërë gjithmonë kur këtu janë ngritur hallet e njerëzve. Di i themi që është dështak, mashtrues, i pafytyrë, të gjitha të zezat i ka. E dëgjuat prapë sot. Asnjë nuk e ka pasur iluzionin se Rama do të ndryshonte e se ky do të ishte një parlament tjetër. A kemi lënë skandal pa denoncuar në 8 vite? Ministër, qeveritarë, hajdutë të administratës pa demaskuar? Asnjë s’kemi lënë. Këta edhe në kë moment janë duke vjedhur. Para 25 prillit nuk e gjeje një socialit të ndershëm që të kishte guximin të mbronte këtë kryeministër. Është kryeministri më i urryer ndërshqiptar. Unë kam një fjalë vetëm për ata shqiptarë që nuk e shesin votën për një qese ushqime. Nëse ju dhimbset liria juaj dhe e fëmijëve ngrihuni dhe luftoni ose t’i nënshtrohemi një bande me kriminelë e të ulim kokat. Boll më me justifikime! Luftoni për vete, jo për karriget tona. Po nuk e shporrët këtë bandë ky vend do të shkojë”- tha Paloka.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.