AKTUALITET

“Fjalimi copy paste nga fushata”, Rama i përgjigjet Bashës: Do isha i pavërtetë nëse do thosha që prisja më shumë

19:34 - 16.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ‘e akuzoi’ kryedemokratin Lulzim Basha se fjalimin e sotëm në parlament e kishte të fushatës elektorale. Ai tha se nuk nuk priste më shumë, por se nxori si shkak për këtë gjë dhe stresin.




“Do të isha i pavërtetë nëse do të thosha që prisja më shumë po sinqerisht si mund të vihet të flitet në emër të opozitës në këtë moment që dhe ju e quajtët shumë të rëndësishëm me një fjalim që është copy paste nga fjalimet e fushatës, treçereku dhe pastaj ca pjesë të tjera nëpër të vetëm përsëritje që mund të jetë dhe shkak i stresit, por nuk është kjo koha që unë të përgjigjem deri në fund. Ke boll kumrie kështu që këtu unë ndalem”, deklaroi Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.