AKTUALITET

Seanca plenare, Gjekmarkaj: I përulem shqiptarëve që nuk iu nënshtruan presionit dhe frikës. Kur një qeveri nuk bën atë që do populli, të lartohet me hunj e gurë

20:56 - 16.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti Agron Gjekmarkaj, gjatë fjalës së tij në seancën plenare, goditi programin e ri qeverisës.




Sipas tij, ajo nuk përmbante pika që ligjin e arsimit, ekonominë në rritje, apo digjitalizimin e procesit mësimor.

“Një gjë e mirë ende nuk i ka braktisur shqiptarët, ajo mban emrin e asaj pjese të shoqërisë, që e përbuz frikën, nuk dëshiron t’ia dorëzoj vendin një bande dhe banditi. Në hojet e ndyra të vesit, ky sekt, këta surrat çerek, që masakruan zgjedhjet për të shtuar vjedhjet, eurot, tenderat dhe sundimin, mund të vrasin shpresën e këtij vendi. Megjithëse ua pamë fytyrat, të shëmtuara, ua shënuam emrat, në Zadrrimë, Shën Koll dhe kudo nëpër shtëpi. Një ditë jo larg Shqipëria do të shpëtojë, do të dalë nga kllapia. Nga kjo foltore, ju bëj homazh, përkulem në shenjë nderimi ndaj atyre që nuk u shitën dhe s’u blenë kudo në territorin e republikës.

Shqipëria ka në sy portretin e hajdutit, që mendon se u bë mbret, të kriminelëve që shfaqen si zotërinj oxhaku dhe që kanë një emër, ministra, kryeministra. Pengmarrës së ndryshimit. Shqipëria do të reagoj, do të përballet, shënojeni këtë ju që zgërdhiheni.

Përsëritjet e programit 2009, 2013, si një masë veshtullore petullash pa ujë. Programi për arsimit flet për shkollat e reja, ndërkohë që shumica prej tyre janë problem për shëndetin. Programi s’na thotë se sa mijëra fëmijë kanë braktisur Shqipërinë. Analfabetizmi funksional është pas pandemisë në 60%.

Asnjë të dhënë s’ka për ligjin e arsimit të lartë. Asgjë për teknologjinë në arsim, sjellje në epokën e re, asgjë për dështimin e mësimit në pandemi. Nxënësit nuk u ndihmuan për të bërë mësimin online. Mësuesi u la në mëshirë të fatit për të kryer detyrat. Kryetarja e akademisë së shkencave, emërohet në krye të institucionit në zonë mediokriteti, për të rehabilituar krimet e komunizmit. Edhe shoku Gramoz, e më vonë akademikët, si Ahmetaj, e plot akademikë të tjerë që përgatiten. Buxheti nuk garanton një buxhet funksional dhe cilësor.

Qeveria nuk ka vullnet. Infrastruktura fizike nuk garanton cilësi. Sistemi arsimor është i varfër. Duke përfunduar ju kërkoj thënien e presidentit partizan: Ku një qeveri nuk bën atë që do populli, duhet larguar me hunj e gurë’”, tha Gjekmarkaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.