Kryesore

Detaje të reja nga krimi në Glyka Nera, kamerat e dhomës së ndenjes zbulojnë gjithçka, ja bisedat që bënte piloti grek para se të vriste 20-vjeçaren

18:25 - 17.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet greke tashmë kanë prova të bollshme, ku sqarohet se çfarë ndodhi atë natë në Glyka Nera, ku Caroline Krauts, u vra pamëshirshëm nga i shoqi Babis. Sipas mediave greke, autoritetet kanë zbuluar të gjitha bisedat e kryera nga Babis, pak orë para se të kryente krimin e rëndë. E gjitha është filmuar nga kamera e dhomës së ndenjes, në shtëpinë në Glyka Nera.




Gjithashtu janë gjurmuar dhe të gjitha transfertat bankare që bënte piloti, nga llogaria e përbashkët me gruan, por dhe ajo e veçanta. Në përfundim, hetuesit do të plotësojnë të gjitha pjesët e pazëllit, për të mësuar se çfarë ndodhi me të vërtetë atë natë dhe nëse dëshmia e rrëfyer nga piloti do të përkojnë me të dhënat e fundit të siguruara. Sa i përket vajzës së tyre të vogël, Lidia, ajo është duke qëndruar me prindërit e Caroline. Ata janë zotuar se pjesën e mbetur të jetës do ia kushtojnë vajzës së vogël.Në një deklaratë para disa kohësh, nëna e pilotit u shpreh:

“Siç dikton urdhri i prokurorit, ne duhet ta shohim vajzën 5 ditë në fund të çdo ,muaji por ky proces nuk po respektohet”.
Kujtohet se vendimi përfundimtar për kujdestarinë pritet të merret në shtator, kur do të vendoset se kush do të kujdeset për fëmijën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.