Kryesore

Mësohet ora, ja kur do të betohet qeveria e re para Presidentit të Republikës

17:35 - 17.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa mëngjesin e sotëm u votua në Kuvend qeveria e re ‘Rama 3’, ditën e nesërme kryeministri Edi Rama dhe kabineti i ri do të betohen te presidenti Ilir Meta.




Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb u bë i ditur nga gazetari Ergys Gjenccaj. Mësohet se ceremonia e betimit do të nisë në orën 10:00, në Presidencë.

Kujtojmë se qeveria “Rama 3” do të përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin. Rama dhe ministrat e tij do të betohen te një President që ka marrë ‘vulën’ e shkarkimit nga Kuvendi i vjetër, por jo nga Gjykata Kushtetuese.

Ishte mazhoranca e PS që inicioi shkarkimin e Metës me pretendimin se kishte ndikuar dhe ndërhyrë në zgjedhjet e 25 prillit duke dalë nga statura e Presidentit. Nga ana tjetër Meta e ka dhënë një sinjal dakordësie me qeverinë e re, pasi ka emëruar dekretimin e të gjithë anëtarëve të rinj të kabinetit Rama, nga kryeministri tek ministrat që vijojnë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.