Kryesore

Sa kohë e lirë ju duhet për të qënë më të lumtur?

11:30 - 17.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detyrat dhe përgjegjësitë e përditshme shpesh na bëjnë të ndihemi të palumtur, por sipas studimeve të reja as ajo koha e lirë dhe pushim të cilën e ëndërrojmë, s’është shpëtimi ynë!




Pas një eksperimenti me thuajse 35,000 pjesëmarrës studiuesit arritën në një përfundim: më shumë kohë e lirë rrit nivelin e mirëqënies, por pjesërisht.

Njerëzit që bënin deri në 2 orë pushim gjatë ditës ndiheshin më mirë se ata që kishin më pak kohë, por ata që e kalonin këtë orë (pra më shumë se orë të lirë), përgjithësisht ndiheshin keq.

Me pak fjalë, koha e lirë e artë s’duhet ta kaloj 120 minuta pasi mund të përballeni me efektin e kundërt. Pak kohë pushim nuk ju bën mirë, por as më shumë seç duhet jo!

Çfarë ka rëndësi është sesi njerëzit e shfrytëzojnë kohën e lirë!

Sigurisht që të jesh i zënë me punë gjatë gjithë kohës të shkakton stres, por dhe koha e lirë nuk të bën gjithnjë të lumtur. Ekspertët vunë re se disa prej të rriturve thanë se vuajnë nga “mërzitja e kohës së lirë” pasi ndjenin se po i mungonte motivimi, ambicia dhe produktiviteti. Të tjerë thanë se do të ishte vuajtje për ta nëse do të kishin shumë kohë të lirë gjatë ditës dhe të mos e përdornin në mënyrë produktive, por dhe koncepti i produktivitetit është në dorën tuaj!

Nëse të shihni 2 orë një film rrit humorin dhe ju bën të lumtur, atëherë bëjeni, pasi në fund të ditës po flasim për kujdesin ndaj vetes. Gjithsesi mos lini pas dore aktivitetet e thjeshta që janë qejf dhe të shëndetshme gjithashtu. Sporti, shëtitjet, librat apo gatimi mund ta ndryshojnë ditën nëse qëllimi juaj është ky.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.