BOTA

E rëndë në Napoli, 4-vjeçari bie nga 20 metra lartësi, akuzohet punonjësi i familjes

16:40 - 18.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Napoli të Italisë. Mediat përtej Adriatikut shkruajnë, se sanitari 38-vjeçar, Mariano Cannio, dyshohet se ka hedhur nga ballkonin një 4-vjeçar të quajtur Samuele.




I vogli ndërroi jetë menjëherë, pasi ra nga 20 metra lartësi, shkruajnë mediat. Fillimisht u mendua si ishte aksident tragjik, por hetuesit kanë zbardhur ngjarjen. Prindërit janë në shok dhe nëna e Samuele është 8-muajshe shtatzënë.

Punonjësi i familjes së të voglit, 38-vjeçari, Mariano Cannio, akuzohet për vrasjen e vogëlushit.

Mediat italiane raportojnë se ai kishte probleme mendore. Fëmija ishte në shtëpi me nënën e tij, e cila, në kohën e tragjedisë, ishte me sa duket në një dhomë tjetër. Kjo është edhe arsyeja pse në fillim u mendua se ishte aksident.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.