Kryesore

“Do ju mbroj e mbështes, por kush shkel në dërrasë të kalbur…”, Rama paralamëron ministrat: Kujdes me kodin e etikës!

11:06 - 18.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mbledhjen e parë të qeverisë për mandatin e tretë, kryeministri Edi Rama ishte i prerë me ministrat e qeverisë ndërsa tha se kush shkel kodin e etikës, do të përballet me ligjin.




“Të gjitha dhuratat që tejkalojnë një vlerë të caktuar financiare duhen inventarizuar. Këto të gjitha mund të tingëllojnë si gjëra të vogla, apo kinezërira, por janë norma të zbatuara në të gjitha shtetet. Kodi do të vlejë njësoj edhe për zv/ministrat. Duhet të marrin dhe mbajnë përgjegjësi.Është detyra juaj të ndiqni procesin e rregullave që do të zbatojmë për ta.

Aspekt me rëndësi e kodit etik, është parimi i koligjialitetit, jo vetëm të anëtarëve të kabinetit, por gjithë drejtuesve. I domosdoshëm komunikimi me kryeministrinë për cdo dalje publike.
Disa raste drejtorësh që organizojnë mbrëmje tematiko dëfrimi me kolektivin, apo ndërmarrin udhëtime pune, dhe postojmë më pas momente te hareshme duke e bërë të neverishtme figurën e zyrtarit.
Është momenti për të rikonceptuar organizimin dhe punën, për të vendosur në punë gjiithë mekanizmin e kësaj memorie, që u hodh në erë.

Një tjetër moment i kodit të etikës është përshkrimi i marrëdhënies së ministrit me administratën që drejton, motivimi i administratës, mbrojtjen e promovimin konstant për meritën, garantimin e derës së hapur për cdo shqiptar të talentuar, Pandemia na ka mesuar gjëra me vlerë të madhe, mund të na duhet te kombinimi i punës. Do të zhvillojmë mbledhje të posacme lidhur me këto tre pika” tha Rama ndërsa u ndal të sqarojë edhe kodin etik të kabinetit qeveritar në marrëdhënie me parlamentin.

 

“Qeveria buron nga parlamenti dhe jo e kundërta, prania në komisione s’duhet vihet në diskutim përvec rasteve ekstreme të njoftuara. Përvec se në raste ekstreme s’duhet të vihet në diskutim prania në orën fikse të fillimit të seancës, skeduli për largimin duhet të kombinohet me ministren e shtetit për marrëdheniet me parlamentin, prania në parlament mos mbesë pa 1/3 e qeverisë.

Një tjetër shkelje etike e vërejtur gjatë mandatit të shkuar, ka qënë dalja e disa ministrave me letra individuale dërguar komisioneve apo qëndrime individuale. Në cdo kod etik, kjo konsiderohet thyerje e rëndë e vijës së sjelljes në qeveri. Është absurde që ministri mos mbrojë një vendim të ministries, por të arrijë deri ta kundërshtojë, me idene se bie në kundërshtim me disa sektorë. sektori i kësaj qeveria është Shqipëria, buxheti është buxheti i Republikës së Shqipërisë.” tha Rama.

Ndër të tjera kryeministri u ndal edhe në reagimet e qeverisë ndaj akuzave të qeverisë, ku paralajmëroi hapjen e një faqeje on line, përmes së cilës do të marrë përgjigje me shkrim cdo akuzë e ngritur.

“Nuk do kundërpergjigjemi me varianitn e vjetër konferencave të shtypit të opozitës. Ka derdhur kupën e durimit të popullit, me akuza e kundër akuza.

Ne kemi vetëm 4 vjet në dispozicion për të bërë të gjithcka, shqiptarët na bënë shumicë, nuk duhet të cojmë dëm asnjë ditë e orë, për t’u marrë me e lagu s’e lagu me opozitën. Në pak ditë qeveria do ketë një faqe on line ku qeveria do të përgjigjet me shkrim, dhe do të mbajë përgjegjësi, kush nuk do thotë të vërtetën do marrë përgjegjësinë morale.

Në mbledhjen e parë të kabinetit të ri, vendin nuk ta mbaj unë por duhet ta mbash vetë. dyshemeja e qeverisë është ligji. Kush shkel në dërrasë të kalbur, punën e ka me ligjin.

Doju mbështes pa kursim në përpjekjet për arritjen e objektivivave, do ju mbroj e mbështes por s’do më keni pas as mua as PD kush do hedh një hap kundër zyrës së shtetit. Nga fjalët e akuzat nuk do shpëtoni kurrë, nëse do punoni fort duhet të mësoheni me këtë, mundi e puna janë ato që vlejnë që mbeten. Përqëndrohuni në punë, jo në agresionet e padrejta. Sa më shumë të përpiqeni aq më shumë do të goditeni.’ tha Rama.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.