Kryesore

Përfundimisht, këto janë 5 shenjat më të papërgjegjshme të horoskopit

08:45 - 18.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mund të duken si impulsivë dhe në ankth, e kanë shumë të vështirë të heqin diçka nga mendja dhe mënyra flagrante e të reaguarit i bën të duken të papjekur.




Dashi

Të lindurit e Dashit janë impulsivë dhe e tregojnë këtë çdo ditë, duke lejuar që rrëmbimi i momentit të diktojë rregullat e vendimeve të tyre. Për shkak se besojnë që kanë gjithmonë të drejtë, shpesh përfundojnë duke u grindur me njerëzit e tjerë, pa reflektuar se kjo mund të mos jetë mënyra më e mirë për t’i zgjidhur konfliktet.

Harxhojnë aq shumë energji për t’i bërë të tjerët të besojnë në pafajësinë  dhe vullnetin e tyre të mirë, saqë duken si adoleshentë në ato përballje kur shqiptojnë mallkime ose ngrenë zërin. Ju nuk keni gjithmonë të drejtë dhe ngritja e zërit thjesht ju ul më poshtë se sa mendoni.

Akrepi

Akrepët luhaten mes ‘jetës së përsosur’ dhe një lumi dëshirash që kanë. Ata përpiqen ta arrijnë këtë stabilitet dhe siguri që shohin në serialet televizive, por përfundojnë duke materializuar dëshirën për të bërtitur sa të munden. E lënë veten të udhëhiqen nga emocionet, të cilat në shumë raste, janë më tepër një e shtënë në ajër se sa një zgjidhje, veçanërisht kur janë nën pushtetin e zemërimit dhe hakmarrjes.

Shigjetari

Tek Shigjetarët dominon etja për liri, por mos e interpretoni atë si një anë sentimentale dhe të dashur të tyre. Këta persona duan të eksplorojnë botën, të zbulojnë shtigje dhe të lidhen me njerëz të rinj. Ata konsiderohen të papërgjegjshëm sepse, në këto arratisjet e tyre , përfundojnë duke bëë premtime që nuk i mbajnë dhe braktisin angazhimet serioze. Për shkak se kanë nevojë vazhdimisht për ndryshime, lënë pas krahëve njerëz dhe gjëra të rëndësishme.

Ujori

Ujorët besojnë se janë përpara të gjithë të tjerëve dhe mendojnë se nuk kanë nevojë as të shpjegohen kur marrin vendime që konsiderohen të çuditshme.  Zakonisht, janë ata që bien më tepër sy në një grup, miqtë të gjithëve, por  që nuk lidhen thellë me askënd. Në fakt, kanë një nevojë ekzistenciale për të bërë diçka produktive dhe të dobishme në jetë dhe shpesh ndryshojnë profesion. Sapo kuptojnë se kjo është diçka që nuk e duan më, braktisin çdo gjë dhe vazhdojnë me një eksperiencë të re.

Peshqit

Jetojnë në një natyrë tjetër, në momente të pafundme dhe shpesh ëndërrojnë me sy hapur, por nuk është vetëm kjo ajo çka i bën  ata të papërgjegjshëm. Në fakt, ata impenjohen shumë në raste të çështjeve serioze, kur kanë nevojë të ndihmojnë të tjerët,  ose në vendin e punës. Por, ashtu si Akrepët, ata përfundojnë duke u luhatur mes momenteve të nacionalitetit ekstrem dhe momenteve të emocioneve ekstreme. Kur ndalojnë së pari brenda vetes, ata i esktrenalizojnë këto ndjenja, çka duhet shumë angazhim nga njerëzit përreth tyre, pasi Peshqit shpërthejnë në ndryshime shumë të thella.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.