KULTURË

Polifonia dhe “Polifonët” si rregullatorë të jetës tradicionale

14:33 - 18.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vasil Tole – Kemi folur e shkruar edhe më përpara për lidhjen e muzikës me artet e tjeraë e posaçërisht me letërsinëë e kemi parë këtë marrëdhënie në autorë të mëdhenj e në kohëra të ndryshmeë duke filluar nga Homeri e deri te Gynter Grasë e veçanërisht në letërsinë shqipe jemi fokusuar në krijues të spikatur si Migjenië Nolië Poradeci e Kadare. Në favor të kësaj teze kemi sjellë edhe argumentet përkatëseë të cilat na zbulojnë larminë dhe njëherazi edhe kompleksitetin e këtyre marrëdhënieve ndërartistike. Pavarësisht kësajë deri më sotë në letërsinë shqipe e atë botërore nuk gjendet një rast i dytë si romani POLIFONISTËT i akademik Luan Starovësë i cili si në titull ashtu dhe në strukturën e tij letrare të jetësohet si krijim për shkak të muzikësë e veçanërisht të traditës madhështore të këndimit të polifonisë me iso brenda familjes shqiptare.
Romanië në thelbë shkrin në një personazhet e tij (që janë familjarët e autorit: babaië nëna vëllezërit dhe ai vetë)ë me rolet e këndimit të një grupi polifonik që janë “Marrësi”ë “Kthyesi” dhe kori i isos. Kjo pasië tradita e këndimit polifonik dhe këngët toske që vijnë nga Toskëriaë origjina e autoritë citoj nga romani: … dukej se përbënin të vetmin fill të mrekullueshëmë të padukshëm dhe shpirtëror që lidhte brezatë një kurorë e mrekullueshme zanoreë një dëshmi e papërsëritshme në Ballkan për ata njerëz të tij të afërt të cilët kishin humbur në errësirën e kohës. Këndimi i këtyre këngëve në familjen e autoritë fillimisht prej babait të tij dhe shokëve të tij të ngushtëë T.A. dhe Q.Z.ë ishte një akt çlirimi emocionalë për dy arsyeë së pari (citoj):… në atë kohë fatkeqe dhe të pasigurtë pikërisht në këto melodi toskeë mundnin ta gjenin ata lirinë për të kënduar së bashkuë do ta ripërtërinin ndjesinë e plotësisë së ekzistencës dhe do ta rigjenin rrugëdaljen e lumtur për të cilën ata kishin nevojë; dhe së dytië sepse (citoj): … kur ataë secili prej tyreë kishin diçka që ua mundonte shpirtinë atëherëë atyre u duhej ta çlironin veten prej saj dhe ata nuk mund ta bënin këtë përveçse nëpërmjet këtyre këngëve të kënduara së bashku. Nëse do të kishte qenë ndrysheë këto këngë do të kishin mbetur të burgosura përgjithnjë në shpirtin e tyre.
Në thelbë të kënduarit së bashkuë pra në grupë është edhe një tregues i fuqishëm i jetës në bashkësinë njerëzoreë tregues i nivelit të demokracisë dhe shoqërizimit të njeriut prej kohëve të vjetra e deri në ditët e sotme. Dikurë këtë nivel të lartë të këtyre bashkësive familjare (të cilat përveçse jetojnë së bashkuë qajnë e këndojnë në grup me ansambleë si kori me karakter muzikor dhe ritualistik)ë e kanë vënë re edhe autorët antikë ë kur shpreheshin për banorët e Ilirisë dhe të Epirit (ndër ta thesportëtë kaonëtë molosët etj.)ë se i nderojnë shumë perënditëë se janë të drejtë e mikpritësë se e duan jetën shoqërore dhe se janë të dhënë pas një jete shumë të hijshme. Krahas këtyre vlerave njerëzore në kohë paqejeë për epirotët thuhej se e kanë për gjë të madhe jo vetëm të luftojnë për atdheun e tyreë por edhe të japin jetën për të mbrojtur miqtë e tyre dhe farefisin. Në këtë mënyrëë bëhet gjithmonë edhe më i qartë kuptimi i isopolifonisë popullore si kulturë e lidhur me gjendjen e të kënduarit së bashku dheë në këtë kuadërë me harmoninë e grupit më shumë se me kundërtitë e tij të mundshme .
Duke e konsideruar këndimin e këtyre këngëve si një “simfoni toske”ë autori pohon seë citoj:… e gjithë banesaë me të gjithë heshtjen që përmbanteë mirëpriste atëherë tingujt e polifonisë qëë në fillimë dilnin prej babait tim dheë pastajë nga i mërguari i dytëë pastaj nga i mërguari i tretëë që ishin miqtë e tij dhe nuk ndodhte rrallë që nëna dhe ne fëmijët të arrinim të bëheshim shoqëruesë ndihmës të padukshëm të kësaj simfonie toske me thekse negro-spirituale.
I magjishëm në roman është rrëfimi letrar i autoritë kur tregon se si familjaë përballë varfërisë dhe falë rolit të babait si prijës i jetës dhe i këngës u shndërrua gradualisht në një ansambël muzikorë ansambël i cili lindi si nevojë për të harruar realitetin tragjik që i rrethonte:…në kohë tillaë babai imë thuajse pa i kushtuar vëmendje asaj çka po ndodhteë fillonte të këndonteë ta lëshonte veten në rrjedhën e melodisë polifonike toske. Zëri i tij bëhej gjithnjë dhe më i fortëë më i bukurë përpara se të rimerrej nga vëllezërit e mi më të mëdhenj dhe qarjet tona veniteshin kur hynin në lidhje me nuancat e para të këtyre zërave. Ne sikur harronim bukën.
Autori i ka ngritur himn familjes shqiptare si ruajtëse e traditaveë kur rrëfen se si hierarkia e organizimit familjar shndërrohet në një strukturë organizimi muzikorë citoj: … atë ditëë ai (babai-shënimi ynë)ë po këndonte vetëmë i zhytur brenda pasigurisë dhe duke e paramenduar t’i jepte fund së shpejtië sepse atij i mungonte zëri i dytë që nevojitej për një polifoni të vërtetë toske. Mirëpoë ndërsa zëri i tij po tretej si të thuash në heshtje…në një mënyrë të papriturë si një zë i thirrur nga fatië që atij iu duk se një zë tjetër po i bashkohejë në stilin më të pastër polifonik toskë një zë i qartëë i njohurë i njëjtë me zërin e tij ose të paktën i ngjashëmë një zë që dilte prej gjirit të familjes….E vërteta u shfaq menjëherë atjeë por vazhdonte të mos donte e besonte: ishte më i madhi prej vëllezërve të mi që e kishte rimarrë këngën e babait me të gjithë atë çka kishte humbur. Pa u vënë re nga babaië vëllai im kishte ardhur ta mbështeste me zërin e tijë i cili ishte i lartëë i qartë dhe i pastërë si në këngët e vjetra polifonike. Të tjerë zëra erdhën me nxitim për të ndihmuarë ata të fëmijëve të cilët ngulnin këmbë gjatëë në një mënyrë aq të zëshme sa të ishte e mundurë mbi zanoret. Babai iu rikthye atëherë këngës së braktisur oseë më saktëë ishte kënga që iu rikthye babait. Poë e gjithë familja i rifilloië qetësishtë këto këngë dheë pas një çasti të gjatëë heshtja e gjeti veten të sunduar. E gjitha e gëzuar dhe si e ripërtërirëë nëna filloi të këndojë bashkë me taë me zë të ulët. Poë ajo ishte e lumturë por me siguri e lumturë para së gjithaveë nga lumturia e babait tim dhe nga lumturia jonë si fëmijëë e lumtur ndoshta edhe më shumë se në kohën kur babai i këndonte këto këngë në shtëpië bashkë me të afërmit e tijë edhe ata të mërguarë të cilët ishin larguar përgjithnjë. E lumturë nëna filloië si dikurë të ulte grilat e dritaresë pas një çasti të bukurë por e bëri këtë gjë tani me një lloj lumturie të përkohshme.
Në Shqipëri ashtu si dhe në Greqinë antike konstatojmë dy mënyra vajkëndimi: goos-inëi cili shfaqet si këndim dhe vajtim i familjarëveë ku më i veçanti syresh është goos-i për vdekjen e Hektoritë tek “Iliada”ë i prirë nga Andromakaë Hekuba dhe Helenaë si dhe threnos-in ose threnod-inë ë që bëhej kryesisht nga vajtues jo të lidhur familjarisht me të vdekurin (p.sh.ë vajtimi i muzave për vdekjen e Akilit tek “Odiseja”ë i cili është vajtim koral).
Autori e di mirë se këndimi brenda familjesë për gëzim apo vajtimë ishte dhe mbetet çelësi i gjallimit të traditës së këndimit të polifonisë me iso. Në traditën shekullore shqiptare të vajkëndimitë të parat gratë e shtëpisëë të afërtat me toë si dhe gratë e fshatitë qajnë me ligje të vdekurinë të veshura të gjitha me rroba dhe shami të zezë në kokëë pasië sipas traditës gratë në Shqipëri konsiderohen si rojtare këmbëngulëse të zakoneve . Në një baladë arbëreshe të vitit 1737ë heroi Nik Peta ë përpara vdekjesë kërkonte që: nëna ta qante dhjetë vjet të vërtetë; babai ta qante nëntë vjetë gjithashtu të vërtetëë dhe e bukura e tij ta qante vetëm një vitë qoftë ky edhe një vit i rremë! Po ashtuë në “të qarën me botë” të Gjirokastrës vihet re pasimi i vajit nga një familjare te një tjetër: … e qajti dhe ajo një herë me botë po nuk e linin lotët dhe zëri nuk dëgjohej fareë po fjalët i thoshte mirë me dert. Herën e tretë e mor prapë nëna. Një e zinteë një e linte. Nënë-zeza sa mbaroi për të tretën herë të qarëtë një të shtritur u bëri…etj.
Pikërisht këtu vërejmë funksionimin e familjes si një ansambël demokratik dhe të korit muzikor isopolifonik (që kërcenë vajton dhe flet)ë si në një familje muzikore. Këndimi iso-polifonik si një masë njerëzish që marrin pjesë në artin e shfaqjes dhe vetë struktura e këndimit me shumë zëraë para se të jetë thjesht muzikoreë është një pasqyrim i organizimit shoqëror të jetës njerëzore dhe sigurisht i pluralizmit të të menduarit në të. Në këtë model demokratik të sjelljes askush nuk duhet të pretendojë hierarki të njërit funksion ndaj tjetrit ose të pretendojë se mund të ketë një realitet tjetër pa unitetin e të gjithë faktorëve. “Polifonia me iso” ose “Isopolifonia” ka mirëpërcaktuar natyrën dhe strukturën e ndërtimit të shumëzërëshit muzikor popullor të Shqipërisë së Jugut si marrëdhënie e zërave individualë me zërat kolektivë. Zërat e përveçëm të iso-polifonisë: «Marrësi»-zëri i parëë «Kthyesi»-zëri i dytë dhe isoja si një sinonim i së tërësë së përgjithshmes-idealesë ekzistojnë vetëm si një një unitet të kundërtashë të cilat mbivendosen mbi një shtrat pranimi të shumicësë që është isoja anonime për të cilën populli thotë: “Nuk merret leje për të bërë iso”ë pra ajo të tërheq të bëhesh pjesë e sajë të familjarizohesh me tëë pa urdhër e detyrimë si një gjë e natyrshme. Për këtë natyrë marrëdhëniesh Ismail Kadare shkruan se:….në këngën polifonike popullore shkrirjaë komunikimië derdhja e individit në kolektive dhe anasjellasë vërshimi i kolektivit tek individië arrijnë pikën më të lartë.
Romani “Polifonistët” është një himn për jetën tradicionale dhe për traditën muzikore shumëzërëshe si mekanizëm artistik i paqes mes njerëzve. Aq e fortë është ndjesia dhe harmonia shpirtërore që formësohet prej këndimitë saqë edhe kur familja që trajtohet në roman shpërndahet e për pasojë shpërndahet edhe ansambli muzikor i sajë e vetmeë nëna e mbetur në shtëpië i rikthehet kohës kur ansambli muzikor familjar ishte i plotë dhe kur zërat e tyre gjenin njeri-tjetrinë ashtu siç gjaku i të afërmit të tërheq (citoj): … nëna këndonte me zë të ulët në mes të netëve këngën e vjetër të babaitë e cila lidhej me kohën kurë për herë të parëë ne e kishim kënduar atë së bashku si familjeë të vetëmë por tashmë edhe ajo në pritje të zërit të dytëë zërit të babait tim…!
Deri më sot kemi parë libra të ndryshëm që trajtojnë temën e traditës muzikore popullore. Pjesa më e madhe e tyre janë studime shkencoreë te pjesa tjetër e tyreë ku bien në sy botimet e Musine Kokalaritë gjejmë atë që konsiderohet si “letërsi gojore etnografike”ë ku realiteti etnografik kushtëzon rrëfimin letrar dhe së tretië në mënyrë të pjesshme gjejmë traditën muzikore të përfshirë në veprën letrareë ku në mënyrë të veçantë evidentojmë muzikën në veprën letrare të Kadaresë etj. Ky roman është i vetmi deri më tani që synon dhe realizon rrëfimin letrar të mbështetur tërësisht në traditën muzikore: si strukturë dhe si teksturë. Si i tillëë brenda tij gjejmë edhe letërsinë e pastërë edhe etnografinëë edhe pjesën e saktësisë shkencore që kërkon trajtimi i kësaj tradite të madheë e cila tashmë është edhe pjesë e listës së “Dukurive shpirtërore në listën përfaqësuese të UNESCO-s”.
Urime akademiku e polifonisti Starova për këtë vepër madhështoreë që vërtet lexohet si romanë por që dëgjohet si muzikë!
Fotot: Agim Dobi





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.