Kosova

Dyshimet për një aferë seksuale jashtë kurorës, kush është kandidati për kryebashkiak i Prishtinës “i kapur në rrjetë”

10:49 - 19.09.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një aferë e pashembullt pritet të shpërthejë së shpejti në arenën politike të Kosovës. Afrimi i datës së zgjedhjeve vendore e ka nxehur situatën politike në vend. Të gjithë kërkojnë transparencë për secilin kandidat. Kalimi i ditëve duket se do ta ofrojë këtë transparencë.

Njëri prej kandidatëve për kryetar bashkie, Arben Vitia, duket se është kapur në një aferë seksuale jashtë kurorës bashkëshortore, e cila mund të jetë një “bombë” e vërtetë dhe mund t’ja shkurtojë atij karrierën politike.

Një aferë e përfolur më një nga pjesëtaret e stafit të tij të ngushtë, do të shpërthejë së shpejti në arenë mediatike.

Edhe më herët mediumet kanë publikuar ka një video-lajm shokues në lidhje me punën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë gjatë kësaj kohe.
Ky medium i ka përmendur z. Vitia një aferë seksuale përmes të cilës sekretari i Ministrisë Naim Bardiqi kinse “po e shantazhon”.

“Ka zëra se Bardiqi e ka shantazhuar ministrin me një kinse skandal seksual – çka ka shtuar dyshimet se Arben Vitia është i kapur nga mafia e barnave”, thuhet nga mediumet e Shqipërisë.

Më tej, deklarohet se Bardiqi “është njeri i pushteteve të vjetra” dhe se Vitia nuk ka ndryshuar fare status quo-në sa i përket lobit të barnave.

Po ashtu, mediumi nga Shqipëria thotë se Arben Vitisë – që ka kryer studimet në Shqipëri – iu deshën dhjetë vjet kohë që t’i kryente studimet në ciklin që zgjat vetëm pesë vjet. Në Kosovë, cikli i studimeve është pesë.

Presim më tej si do të zhvillohet kjo ngjarje, për të cilën do t’ju informojmë hap pas hapi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.