Kronikë

“Fukarallëk, gjendje e dobët ekonomike”, flasin të afërm e bashkëfshatarë të çiftit të vrarë: Nuk dinim gjë për probleme mes tyre, shtëpinë e kanë të vësh duart në kokë

11:46 - 19.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrasja e një 45-vjeçareje nga bashkëshorti dhe më pas vetëvrasja e autorit të krimit kanë tronditur fshatin Babunjë në Lushnjë.




Askush nuk dinte për probleme mes çiftit Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa, përkatësisht 58 dhe 45 vjeçe, por të gjithë drejtojnë gishtin nga gjendja e dobët ekonomike që kishte sjellë një gjendje depresive tek kryefamiljari.

Gazetari Julian Kasapi ka sjellë dëshmitë e të afërmve të çiftit dhe fqinjëve, të cilët thonë se Hekurani ishte një njeri normal dhe nuk kishin dyshuar kurrë për probleme mes tij dhe bashkëshortes.

“E kemi njohur autorin, ka qenë shumë normal, njeri i rregullt, nuk dinim gjë për probleme mes tyre. Para një jave isha me të, folëm për punë, normal, nuk kishte shfaqur asnjë problem”, thotë njëri.

“Gjendje e dobët ekonomike, të vesh të shikosh shtëpinë e tij, të vësh duart në kokë”, shprehet një bashkëfshatar.

“Fukarallëk, shtëpinë ia patë. Nuk kemi dëgjuar për probleme mes tyre”, tregon një fqinje.

“Gruaja para 5 ditësh iku me djalin tek prindërit e vetë. Burri punonte, pastronte në komunë. Ne e kemi të tonin dhe nuk kemi dëgjuar diçka. Nga ekonomia nuk kanë qenë mirë, se ka vuajtur dhe me nënën, por nuk ka pasur probleme me nusen”, tha një e afërme.

“Këto 3-4 ditët e fundit nuk ka qenë në gjendje, nuk ka qenë mirë”, ngre dyshime një fqinje tjetër e familjes Rrasa.

Ka qenë djali i çiftit që ka gjetur të vrarë nënën dhe babain e tij dhe ka njoftuar më pas policinë. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Babunjë të Divjakës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.