BOTA

Pas tre ditësh në hapësirë, 4 “turistët” mbërrijnë në Tokë: Sapo kemi filluar me këtë provojë…

09:32 - 19.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër astronautët amatorë të cilët udhëtuan në hapësirë kanë zbritur me sukses në Oqeanin Atlantik pas tre ditësh udhëtim në hapësirë.Ky ishte fluturimi i parë me qira i pasagjerëve për SpaceX e Elon Musk, dhe një hap i madh në turizmin hapësinor nga një kompani private.




Ekuipazhi i turistëve u nis të mërkurën dhe preku Tokën mbëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Ekipi i “Inspiration4” u drejtua nga miliarderi Jared Isaacman, shef ekzekutiv i firmës “e-commerce Shift4 Payments Inc”, i cili veproi si “komandant” i misionit.

“Ishte një udhëtim i mirë për ne,” tha Isaacman me radio menjëherë pas uljes. “Ne sapo kemi filluar në këtë provojë” tha ndër të tjera.

Turistët që udhëtuan në hapsirë ishin: Jared Isaacman 38 vjeç, Hayley Arceeaux 29 vjeç, Chris Sembroski 42 vjeç dhe Sian Proctor 51 vjeç.

Turistët udhëtuan në mungesë të peshës, deri në lartësinë 575 km. Gjatë tre ditëve të udhëtimit kapsula u rrotullua rreth globit 15 herë në ditë. Kapsula në formë kubeje u krijon turistëve mundësinë të vëzhgojnë pamje spektakulare të tokës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.