Kronikë

Sherri masiv me grushte e karrige në finale, kreu i Federatës së Boksit paralajmëron dorëheqjen

11:55 - 19.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Federatës së Boksit, Florend Kalivopulli, ka paralajmëruar dorëheqjen nga detyra.Në një postim në “Facebook”, Kalivopulli thekson se ditën në vijim do të thërrasë KF të Federatës Shqiptare të Boksit dhe t’i kërkojë dorëheqjen.




Ai sqaron se shkak për këtë vendim janë bërë incidentet e ndodhura ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, gjatë zhvillimit të Kampionatit Kombëtar, ku u regjistrua një sherr masiv me grushte e karrige mes tifozëve.

Mesazhi i Kalivopullit:

Te dashtur miq!

Duke reflektuar ndaj komunitetit te boksit, i cili me te drejte eshte i shqetesuar kam vendosur qe ne ditet ne vazhdim te therras KE te Federates Shqiptare te Boksit dhe tju kerkoj atyre doreheqien time.
Shkak per kete gje ishin incidentet e djeshme ndodhur ne qytetin e Shkodres gjate zhvillimit te Kampionatit Kombetare.
Jam munduar qe me pasion dhe dashuri pa fund te beja me te miren.
Boksi nuk duhet te ndalet. Rrugetimi i tije premton…

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.