Kryesore

Dridhja e syrit, përse shkaktohet dhe çfarë na tregon

10:39 - 22.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndodh jo rrallë të ndjejmë që qepallat e syrit të na dridhen. Eshtë një lloj pulitje që mund të zgjasë gjatë gjithë ditës, por nëse i keni treguar mamit/gjyshes për këtë si përgjigje me siguri keni marrë atë që marrim të gjithë:  “Mos i trego njeriu sepse syri gjithë botën shikon por askujt nuk i tregon.”




Përtej teorisë alla shqiptare të tyre, çfarë tregon dridhja e syrit dhe pse shkaktohet?

Dridhja e qepallës ose siç njihet në gjuhë shkencore, myokymia, ndodh kur muskujt dhe nervat rreth syrit simulohen. Lodhja dhe pagjumësia janë dy nga shkaktarët, prandaj sigurohuni që të bëni gjumë të mirë. Protagonistë të këtij problemi, përpos dëmeve të tjera që shkaktojnë, janë edhe alkoli, duhani apo kafeina. Në fund, por jo më pak i rëndësishëm është stresi. Çdo situatë stresuese,pozitive apo negative qoftë ajo, shkakton tik-e nervore. Nëse doni që qepallat tuaja të mos ju “tradhëtojnë” tek të tjerët, atëhere merrini gjërat me qetësi!

Tik-u nervor i syrit nuk është shqetësuese por vetëm nëse ndodh rrallë. Kur ju ndjeni që ai përsëritet për një kohë shumë të gjatë, bëni mirë të paraqiteni tek mjeku. Mund të jetë simptomë e një çrregullimi nervor ose thjesht mund të keni nevojë për syze.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.