Kosova

“Beogradit iu hoq maska”, deputeti i VV flet për reciprocitetin e targave: Asgjë nuk u bë në terr, e paralajmëruam. Pse Serbia s’mund të hyjë me ushtri në Kosovë

15:16 - 24.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Komisionit të Jashtëm parlamentar në Kosovë Haki Abazi ka folur në një lidhje “Skype” në News24 për situatën në Kosovë dhe tensionet me Serbinë pas vendosjes së reciprocitetit të targave. Ai tha se e gjithë tentativa për ta rregulluar këtë çështje dhe shumë të tjera që janë të hapura, ka qenë brenda dialogut të bërë në Bruksel.




“Kosova nuk i ka vendosur masat, ndërkohë që Serbia në mënyrë të vazhdueshme ka bërë heqjen e targave të automjeteve që kalojnë nga Kosova në Serbi duke i detyruar shoferët e kamionëve me targa të Kosovës të paguajnë një taksë. Një taksë e shtrenjtë. Në 15 shtator ka skaduar afati i asaj marrëveshje të bërë në 2016 dhe në mënyrë të sinqertë kemi vendosur masën që ka vënë dhe Serbia. Ne kemi thënë hapur dhe me paralajmërim që nëse Serbia do vazhdojë të zbatojë këto masa dhe ne do e bëjmë. Nëse Serbia vendosë të rishikojë vendimin dhe ne nuk kemi asnjë nevojë të marrim masë reciproke.

Dhe deklarimet e fundit të Vuçiç ishte që Serbia nuk do të tërhiqet nga masa, pra do të aplikojë ndryshimin e masave, duke iu dhënë targa të përkohshme atyre me targa të Kosovës, sepse përndryshe thotë ai do njihnim Republikën e Kosovës. Nuk do kishte asnjë kuptim. Ka qenë dhe premtim elektoral që ne do të bëjmë reciprocitetin me Serbinë për të krijuar nivelin e barazisë që është e nevojshme për palët në bashkëpunim”, tha Abazi.

Ai theksoi se as para vendosjes së reciprocitetit të targave situata nuk ka qenë e patensionuar dhe se kjo çështje shërben për t’i hequr maskën Beogradit, duke e akuzuar për orkestrimin e tensioneve në veri të Kosovës.

“Ne kemi dy pika, ku serbët lokalë kanë rritur tensionet me urdhër nga Beogradi, duke bllokuar rrugët.
Veriu i Kosovës ka qenë plotësisht në duart dhe kontrollin shpesh herë dhe të skenarëve që ka krijuar Beogradi dhe ky është një ekspozim i së vërtetës atje. Nëse Beogradi thotë në Bruksel që do dialog dhe kërkon të diskutojë, në anën tjetër bën djallin në terreni duke orkestruar tension. Kjo është një lloj heqje e maskave që mban para bashkësisë ndërkombëtare. Beogradi është ai që po i mban peng serbët në Veri”, tha ai.

Sa i përket deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç se qeveria e Kosovës po e bën këtë gjë për qëllime elektorale, deputeti i VV tha se kjo qeveri ka marrë besimin e shumicës së qytetarëve.
“Zoti Kurti dhe kjo qeveri ka 6 muaj që është në funksion dhe nuk ka asnjë nevojë të dëshmojë asgjë tjetër sepse ka marrë besimin e shumicës në Kosovë. marrëdhëniet me Serbinë janë politika nacionale dhe nuk kanë të bëjnë me axhendën lokale me të cilën merren zgjedhjet lokale. Gara për pushtetin lokal është vërtetë demokratike. Ajo që koincidon është koha kur ka skaduar marrëveshja në Bruksel dhe sigurisht ne nuk mund të rrimë pa vepruar dhe të lejojmë vakum. Nuk do ketë më rrezikim të sigurisë. Do vendosim rregull të plotë, duke bërë unifikimin e tabelave. Këtu kemi pasur targa me RKS, me KS nga koha e UNMIK dhe kemi pasur targa të vjetra të Ish-Jugosllavisë, me shenja që janë nga koha e Ish-Jugosllavisë. Kjo nuk mund të lejohet sepse tregon kaos”, u shpreh ai.

A u konsultua Prishtina zyrtare me ndërkombëtarët për këtë vendim?
“Patjetër, ne jemi në dialog që po zgjat në arritjen dhe marrëveshjet e përgjithshme të normalizimit. Nuk po ndodh në terr apo befasi për askënd. Zoti Lajcak ishte këtu para disa ditësh, i dërguari i BE për Kosovën dhe dialogun dhe zv.Kryeministri i Kosovës kishte bërë lajmërimin në mënyrë publike që pas skadimit të marrëveshjes do bëjmë zbatimin e reciprocitetit. Është plotësisht e hapur, transparente dhe brenda legjitimitetit të qeverisë së Kosovës”, tha ai.
I pyetur nëse situata mund të shkonte deri atje sa Serbia të fuste ushtrinë në Kosovë, ai tha: “Jo unë mendoj që do ishte një gabim taktik dhe strategjik që Serbia të tentojë të fusë ushtrinë në Kosovë. Në rastin më të mirë kemi NATO-n dhe trupat e KFORIT që garantojnë kontrollin në territorin e Republikës së Kosovës. Do ishte një situatë që do tregonte qëllimet e Serbisë dhe në anën tjetër do shkaktonte një krizë konflikti në rajon që më së paku do dëmtonte integrimin në BE dhe investimet. Do rikujtonte rolin destruktiv të Serbisë në vitet ’90. Jemi në një fazë krejt tjetër. Patë reagimi ne Kroacisë dhe Bosnjës që nuk mund të kalojë koncepti hegjemon në rajon. Kjo e bën Serbinë të jetë e rrethuar me shtete që janë ngopur me lojën destruktive që bën në Ballkanin Perëndimor”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.