AKTUALITET

Deklarata e ambasadores Kim/ SHBA mbështesin kërkesën e PD për Reformën Territoriale

17:45 - 24.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, mbështet kërkesën e Partisë Demokratike për Reformën Territoriale.




Në një deklaratë për media, jashtë selisë blu, pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadorja Kim theksoi se duhet bërë më shumë punë sa i përket Reformës Territoriale dhe korrupsionit.

“Mbetet shumë punë për tu bërë. Është e vërtetë thelbësore dhe gjithashtu e shkëlqyer që partia Demokratike është kthyer në Kuvend plotësisht, me forca të plota. Ka gjithashtu veprime që duhen ndërmarrë për t’u siguruar që do të kemi zgjedhje më të mira herën e ardhshme. Për të trajtuar të gjitha mangësitë të cilat janë identifikuar në raportin e ODIHR-it. Ka gjithashtu punë që duhet bërë për sa i përket reformës territoriale dhe punë që duhet bërë kundër korrupsionit. Dhe e gjithë kjo kërkon që të ketë një Parti Demokratike që është e fortë dhe e bashkuar dhe të bëjë përpara por nuk mund të bëhet përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën. Dhe kështu si gjithmonë, ne presim që të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin e Shqipërisë, me Partinë Demokratike, drejt të ardhmes. Kështu që, le të ecim përpara!”, tha ambasadorja Kim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.