Kryesore

“Është e vështirë të vish në pushtet me mentalitetin e PS”/ Hasimja: PD duhet të jetë udhëheqëse e një aleance me një opozitë morale

17:29 - 24.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pedagogu Ermal Hasimja e ka konsideruar të vështirë ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike. I ftuar në “Opinion” në News 24, ai tha se PD e ka të vështirë të jetë bindëse për njerëzit për shkak të mentalitetit që partia në pushtet ka ngritur.




“Nuk është e lehtë. Për PD-në është më e vështirë pasi është në një situatë konflikti. Për aq sa është profilizuar dhe me atë statusi që ka vështirë të thuhej se frymëzonte njerëzit. Për njerëzit ishte thjesht një opozitë minimaliste.  Nëse PD do të fitojë pushtetin kjo nuk i intereson një qytetari të zakonshëm. PD duhet të marrë vota e atyre që shpresojnë diçka të mirë për vendin në tërësi. Çdo opozitë në botë ka marrjen e pushtetit.  Është vështirë të vish sot në pushtet me këtë lloj mentaliteti duke pasur parasysh mentatilitetin që ka ngritur partia në pushtet. PD po luan me humbjen. PD e ka të vështirë të fitojë në Shqipëri sepse shumica e votuesve janë të majtë. Për momentin PD nuk është bindëse për njerëzit”- tha ai.

Ndërkohë lidhur me zhvillimet e ditëve të fundit të PD, me largimin e ish-kryeministrit Berisha, ai tha se të dyja palët duhet të gjejnë një kompromis. Sipas tij e vetmja zgjidhje që ka PD është të jetë udhëheqëse e një aleance e cila të përfshinte një opozitë morale.

“PD sot është për t’i qarë hallin, e përçarë në dy pjesë. Me futjen e Berishës në lojë praktikisht të gjithë ata të pakënaqurit e Bashës janë në kampin e Berishës. Edhe me krizën më të keqe ka një mundësi të madhe. Është e vështirë të imagjinosh një PD në kontrollin e Bashës dhe të Berishës. Të dyja palët do të jenë të detyruara të gjejnë një kompromis. Një qytetar që ka hall korrupsioni dhe atë çfarë po ndodh me vendin nuk i intereson se kush ikën dhe kush vjen nga PD.  Sot e vetmja zgjidhje që ka PD është të jetë udhëheqëse e një aleance e cila të përfshinte një opozitë morale.  Duhet një aleancë me të gjithë. PD akoma nuk ka dalë me një konkluzion të qartë se përse iku nga pushteti. Nëse ti bën aleanca si ajo me LSI-në ti tregon se të intereson pushteti.  PD duhet të futet në një aleancë shumë më të përgjithshme”- tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.