BOTA

Prishja e marrëveshjes AUKUS/ Johnson telefonon Macron: Londra po kërkon përmirësimin e marrëdhënieve me Francën

18:05 - 24.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti francez Emmanuel Macron  pati sot një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Boris Johnson. Zyra e shtypit e presidentit francez bën me dije se Johnson i tha Macron se Britania dëshiron të rifillojë bashkëpunimin me Francën .




Kjo bisedë vjen disa ditë pas polemikave mbi një marrëveshje trepalëshe nëndetëse që hodhi në erë një kontratë të veçantë franceze.Macron i tha Johnson se do të priste të shihte propozimet e kryeministrit britanik.

Në fillim të këtij muaji, Franca tërhoqi ambasadorët e saj në Shtetet e Bashkuara dhe Australi pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të nëndetëseve bërthamore me Australinë nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania, duke bërë që Australia të anulojë një marrëveshje të mëparshme të blerjes së nëndetëseve 40 miliardë dollarë me Francën .

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.