AKTUALITET

Si të përfitoni pension më të lartë, kushtet që duhet të plotësojnë të moshuarit

12:00 - 24.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Pas caktimit të masës së pensionit, jo pak përfitues shfaqin pakënaqësi në lidhje me pagesën që iu takon. Gazeta Shqiptare publikon sot procedurën që duhet të ndjekin pensionistët për të rritur masën e pensionit duke bërë paraprakisht një kërkesë në portalin qeveritar e-albania si dhe dokumentacionin e plotë që duhet të dorëzojnë të interesuarit.




PROCEDURA – Pas marrjes së vendimit të caktimit të pensionit, përfituesi ka të drejtë të aplikojë për rishqyrtim pensioni për të dorëzuar dokumentacion shtesë, për një masë më të lartë përfitmi ose për zgjatjen e afatit të përfitimit për pensionet invalid, familjar dhe suplementar të parakohshëm. “Ky shërbim ju ofron mundësinë për të plotësuar një kërkesë online për rishqyrtimin e përfitimit tuaj (sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar).”- theksohet në portalin qeveritar e-albania. Për të patur akses në këtë të fundit, të interesuarit duhet të regjistrohen si qytetar në portal dhe të plotësojnë formën përkatëse për këtë kërkesë, e cila do të hapet menjëherë pas klikimit të butonit “Përdor” në krah të këtij shërbimi. Më tej në portal bëhet me dije se numri i sigurimit plotësohet paraprakisht në momentin që aplikanti hyn në portal me kredencialet e tij përkatëse. “Me informacionin e numrit tuaj të sigurimit plotësohen automatikisht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave. Numri dhe data e protokollit do plotësohet nga punonjësit tanë. Ju mund ta ruani formën si draft për të vazhduar në një moment tjetër ose mund ta dërgoni menjëherë për procesim në serverin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.”,-nënvizon e-albania për të gjithë pensionistët që dëshirojnë të aplikojnë për rishqyrtim të masës së pensionit. Ndërkohë të gjithë aplikantët pasi të kenë përdorur këtë shërbim elektronik, duhet të paraqiten në zyrat e agjencive lokale për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar.

DOKUMENTACIONI

Dokumentet e nevojshme për rishqyrtim janë në varësi të objektit të rishqyrtimit. Por aplikantët duhet të kenë parasysh që të dorëzojnë një kopje të kartës së identitetit ose certifikatë personale; një certifikatë familjare; vërtetim për pagat pas vitit 1993; vërtetim nga arshiva e ISSH-së, DRSSH-së  për vjetërsi në punë; vërtetim për kontributet si i vetëpunësuar në bujqësi; vërtetim për kohën e kryerjes së shërbimit ushtarak; vërtetim nga shkolla, kur fëmija është 18 vjeç – 25 vjeç; vërtetim nga Tatim Taksat për pjesëtarët që ka në ngarkim; si dhe një vërtetim nga Zyra e Punës si punëkërkues. Ndërkohë të interesuarit duhet të dorë zojnë edhe një fotokopje të kontratës me KESH-in; dëshminë e penalitetit për të përndjekurit politikë; vërtetim i kohës së vuajtjes së dënimit (të përndjekurit politikë); diplomën e shkollës së lartë; fletëdrejtimi për në KMCAP dhe fletëdaljet nga spitali; analiza mjekësore sipas diagnozës; vërtetim identiteti; aktverifikim; vendim gjykate; deklaratë indi viduale per punësim (e përvitshme) mod. 09; si dhe një deklaratë individuale që nuk është i punësuar (mod. 08). Gjithashtu pensionistët duhet të paraqesin pranë zyrave përkatëse edhe: vërtetimine pagës referuese modelar nr.02; vërtetim i pagës mesatare referuese modelar nr.03; vërtetim i viteve të shërbimit modelar nr.03; vërtetim për derdhje të kontributit suplementar nr.08; vërtetim page referuese të përfitimit shtetëror suplementar; vërtetim për periudhën e shërbimit në funksion apo detyrë; vërtetim për derdhje të kontributit suplementar; vërtetim i pagës referuese; si dhe një vërtetim për periudhën e shërbimit.

HAPAT E PROCEDURËS

 Për të përdorur shërbimin, duhet të regjistroheni

si qytetar në portal dhe të plotësoni formën

përkatëse për këtë kërkesë, e cila hapet menjëherë

kur klikoni butonin “Përdor” në krah të këtij shërbimi.

 Numri juaj i sigurimit plotësohet paraprakisht në

momentin që ju hyni në portal me kredencialet tuaja.

 Me informacionin e numrit tuaj të sigurimit

plotësohen automatikisht edhe të dhënat e tjera nga

Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

 Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave.

 Numri dhe data e protokollit do plotësohet nga

punonjësit tanë.

 Ju mund ta ruani formën si draft për të vazhduar

në një moment tjetër ose mund ta dërgoni menjëherë

për procesim në serverin e Institutit të Sigurimeve

Shoqërore

 

DOKUMENTET QË MUND TË DORËZOHEN JANË

 Kopje e kartës së identitetit ose certifikatë

personale;

 Certifikatë familjare;

 Vërtetim për pagat pas vitit 1993;

 Vërtetim nga arshiva e ISSH-së, DRSSH-së

për vjetërsi në punë;

 Vërtetim për kontributet si i vetëpunësuar në

bujqësi;

 Vërtetim për kohën e kryerjes së shërbimit

ushtarak;

 Vërtetim nga shkolla, kur fëmija është 18 vjec?

– 25 vjec?;

 Vërtetim nga Tatim Taksat për pjesëtarët që ka

në ngarkim;

 Vërtetim nga Zyra e Punës si punëkërkues;

 Fotokopje të kontratës me KESH-in;

 Dëshmi penaliteti për të përndjekurit politikë;

 Vërtetim i kohës së vuajtjes së dënimit (të

përndjekurit politikë);

 Diplomën e shkollës së lartë;

 Fletëdrejtimi për në KMCAP dhe fletëdaljet nga

spitali;

 Analiza mjekësore sipas diagnozës;

 Vërtetim identiteti;

 Aktverifikim

 Vendim gjykate;

 Deklaratë individuale per punësim (e

përvitshme) mod. 09;

 Deklaratë individuale që nuk jam i punësuar

(mod. 08);

 Vërtetim i pagës referuese modelar nr.02;

 Vërtetim i pagës mesatare referuese modelar

nr.03;

 Vërtetim i viteve të shërbimit modelar nr.03;

 Vërtetim për derdhje të kontributit suplementar

nr.08;

 Vërtetim page referuese të përfitimit shtetëror

suplementar;

 Vërtetim për periudhën e shërbimit në funksion

apo detyrë;

 Vërtetim për derdhje të kontributit suplementar;

 Vërtetim i pagës referuese;

 Vërtetim për periudhën e shërbimit;

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.