Kosova

Avionët luftarakë të ushtrisë serbe fluturojnë mbi Jarinjë, duartrokitje dhe thirrje “Serbia, Serbia”, mediat e Beogradit publikojnë fotografi të tankeve

15:53 - 25.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat serbe të afërta me Vuçiçin ka publikuar pasditen e sotme pamje të artilerisë së rëndë ushtarake që siç thuhet janë nisur drejt Jarinjës.




Tanke të pajisura me optikë luftarake, kamionë ushtarakë dhe mjete të tjera janë parë në Rashkë që siç thuhet në mediat serbe, destinacion e kanë Jarinjën.
Ky provokim nuk është i pari nga pala serbe.

Helikopterët ushtarakë mbrëmë kanë kaluar territorin e Kosovës në Jarinjë. Gjatë ditës së sotme dy aeroplanë ushtarakë po ashtu janë parë në afërsi të hapësirës ajrore në Jarinjë duke bërë manovra. Paraqitja e aeroplanit ngjalli duartrokitje nga të serbët e grumbulluar, të cilët bërtitën “Serbia, Serbia”, raportoi RTS.

Që nga e enjtja, tre helikopterë të Ushtrisë Serbe MI-35 do të jenë në krye të zonës ngjitur me vijën administrative në vendkalimin Jarinjë në anën e Serbisë qendrore, u konfirmua për Tanjug dje në Ministrinë e Mbrojtjes. Siç u tha, helikopterët u dërguan për qëllime parandaluese dhe po monitorojnë situatën e sigurisë në terren.

tan2021-9-23142505632-830x0-1 Jarinje (1) 242698475_3282137405338190_949283116831251732_n 242872747_3282137378671526_98931119604733717_n Jarinje
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.