Kosova

“Budalla”, Kurti i përgjigjet Vulin: Nuk e kanë vetëm me ne, ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviçit

17:38 - 25.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur ministrit serb, Vulin pasi ky i fundit e cilësoi si budalla.Kurti sqaron se Vulin nuk e ka vetëm me të, por dhe me Zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.




Ai thotë se Vulin dikur i quajtur Jul ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviçit dhe madje e cilësonte ish-Presidentin e Jugsllavisë si jo mjaftueshëm radikal.

“Së pari fluturaket serbe duket që janë përgjigje edhe ndaj deklaratës së Escobar që tha se nuk bën të militarizohet situata dhe ata filluan që të përdorin avionë ushtarakë. Pra këtu thua se nuk e kanë veq me neve, ndërkaq së dyti, Vulin mjafton të thuhet për të se ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviçit që aso kohe është quajtur Jul dhe i përkiste atyre zyrtarëve serbë që e konsideronte që Millosheviçi nuk është mjaftueshëm radikal. Pra besoj që kjo e shpjegon plotësisht se për kë bëhet fjalë dhe cka thotë kur thotë atë që ju e parafrazuat”, tha Kurti.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.