Kryesore

Filmi i regjisores së kërcënuar afgane shfaqet ne ‘Prestige Resort’, Çashku: Dedikim për gratë

16:17 - 25.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” ka shfaqur ne Hotel Prestige në Durrës ku janë strehuar një pjesë e refugjatëve afganë filmin “Hava, Mariam, Aisha” të regjisores së kërcënuar talebanët, Sahra Karimi.




“E ka prezantuar këtë film dhe në festivalin e Venecias. Ajo ka drejtuar Qendren kombëtare të Kinematografisë në Afganistan. Me ardhjen e talebanëve menjëherë u detyrua të fshihej dhe të largohej dhe jeta e saj vazhdon të jetë e kërcënuar”, tha Kujtim Çashku.

I përqendruar në fatet e tri grave në Afganistan filmi u shfaq në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të filmit për të drejtat e njeriut.
“Festivali ka pasur një dedikim të veçantë edhe për Shemsie Hasanin e cila ka mbushur rrugët e Kabulit me art grafit. Ajo ka shënuar një akt të vërtetë mjaft emancipues sepse sillte gjithnjë imazhe në mbrojtje të grave dhe fëmijëve”, tregoi Çashku.

Tri personazhet e filmit përfaqësojnë për opinionin ndërkombëtar, gruan afgane dhe sfidat me të cilat përballej dhe përballet tashmë kur vendi kontrollohet nga talebanët dhe të drejtat e grave janë më shumë se kurrë në rrezik jetik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.