Kronikë

Gjarpri pickon 4-vjeçaren në Sarandë, vogëlushja niset me urgjencë drejt Tiranës

15:00 - 25.09.21 gsh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Sarandë.



Gazetarja Shpresa Dine raporton për se një fëmijë 4 vjeç është pickuar nga një gjarpër dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.Mësohet se vajza 4-vjeçare kishte shkuar te gjyshja, në fshatin Bamatat, dhe ka qenë duke luajtur mes pemëve, kur është pickuar nga gjarpri në këmbë.

Vogëlushja është transportuar në Spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është nisur drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.