Kosova

Kreu i LDK: Kam folur me Kurtin, duhet të takohemi të gjithë sepse gjendja në Veri kërkon unitet

16:30 - 25.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ka përcjellë me shqetësim zhvillimet në veri të vendit dhe se ka qenë në kontakt me kryeministrin Kurti. Abdixhiku ka thënë se kanë shprehur gatishmërinë e plotë për të ndihmuar qeverinë duke kërkuar nga kryeministri Kurti të thërrasë në takim partitë politike.




“Përgjatë pesë ditëve të fundit, LDK ka përcjellë me vëmendje e shqetësim zhvillimet në Veri të vendit. Përgjatë kësaj kohe, unë dhe kolegët e mi kemi qenë në kontakt me Kryeministrin Kurti, Kryeparlamentarin Konjufca e me zyrtarë të tjerë qeveritarë. Në këto komunikime, përveç se kemi shprehur shqetësimin për gjendjen e sigurisë, të djemve tanë në uniformë atje, kemi kërkuar dhe qartësime në lidhje me planet e Qeverisë mbi menaxhimin e situatës. Mbi të gjitha, si LDK kemi shprehur gatishmërinë e plotë, për të ndihmuar në të gjitha kapacitetet që kemi, Qeverinë e vendit”, ka shkruar ai.

Më tej, i pari i LDK-së u shpreh se gjendja në veri kërkon unitet të plotë duke i propozuar Kryeministrit Kurti që të ftojë partitë politike për takim.
“Gjendja e tensionuar në Veri kërkon unitet të plotë, prandaj propozoj që Kryeministri të mbledhë spektrin politik në vend, të ftojë partitë parlamentare në takim – pozitë e opozitë pa dallim, në mënyrë që të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet tona, vendore e të jashtme, për të mbrojtur interesat tona shtetërore sot. Po ashtu, i bëj thirrje, komunitetit ndërkombëtar, aleatëve tanë, që të bëjnë gjithë ç’është e mundur, për të shmangur kërcënimet e Serbisë dhe tensionet në veri të vendit”, ka thënë ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.